Paloka: Kronika e zezë, database e “Rilindjes”

Saturday, 31 August 2019 18:44

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, e cilëson qeverisjen e Edi Ramës si një bashkëjetesë të krimit me rilindjen. Në një postim në Facebook, Paloka shprehet se kriza e zezë është si një bazë të dhënash për Rilindjen.

Postimi i Edi Palokës në Facebook:

Kronika e zeze si database e “rilindjes”. Në çdo lajm lexon CV e një bashkëpuntori të Ramës!

Eshte e pamundur te ndjekesh kroniken e zeze e mos shohesh Ramen! Cdo dite e ne cdo lajm do kete o nje deputet, o nje kryebashkiak o nje funksionar te larte te Rames …

Sot, pershembull, eshte arrestuar nje perdhunues (nje te tille Edvini e emeroi kryetar bashkie); nje hajdut shtepish (Rama e kishte nje ne listen e deputeteve); nje trafikant femrash (edhe kete kategori Edi Rama e beri deputet).

Nese sot do te ndodhe ndonje vrasje (siç kane ndodhur rendom kete muaj) , do kapej ne vendet fqinj dhe ndonje trafikant droge ( se ne Shqiperi , Lleshi kap fshataret) lista e bashkepunetoreve politike te Rames do te behej e plote.

Ai nuk ka jete politike pa krimin. Jane bashke ne rrembimin dhe ushtrimin e pushtetin . Pushteti dhe parate e zeza jane nyja gordiane qe mban lidhur Ramen dhe krimin . Kjo nyje duhet keputur dhe do keputet perndryshe fatkeqesite nuk do rreshtin per shqiptaret.

Login to post comments