Dosja ‘184’, kush janë prokurorët që do hetojnë manipulimin e votës. Më herët kanë pretenduar se…

Tuesday, 03 September 2019 09:30

Prokuroria e Dibrës caktoi dy prokurorët që do të hetojnë dosjen “184”, e kaluar për kompetencë në këtë prokurori në muajin korrik.

Për hetimin e mëtejshëm të dosjes, janë caktuar pa short prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli, në kushtet kur në total në Akuzën e Dibrës janë 3 prokurorë. Drejtuesja e kësaj Prokurorie, Esmeralda Keshi, me kalimin e hetimeve shpalli konfliktin e interesit, për shkak se në përgjime rezulton një person i afërt me të.

Duke iu referuar njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, të tre prokurorët kishin ngritur pretendimin se ndodheshin në kushte të konfliktit të interesit në këtë dosje, çka mund të sjellë dorëheqje edhe të këtyre dy prokurorëve dhe do të jetë drejtuesja Keshi ajo që do të vendosë. Vendimi për shpalljen e moskompetencës është firmosur nga prokurori Klodian Braho në muajin korrik, ndërsa mësohet se fillimisht Prokuroria e Dibrës nuk e ka pranuar dhe ka ngritur konfliktin e kompetencës, duke e dërguar çështjen në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kjo e fundit i ka dhënë zgjidhje, duke e dërguar përfundimisht në Dibër. Dosja “184”, e njohur gjerësisht si dosja e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 2016-ës, shkaktoi debate në opinionin publik disa muaj më parë, pas përgjimeve të publikuara nga media gjermane “Bild”, ku rezultonin të përfshirë zyrtarë të lartë. Hetimet për dosjen “184” kanë nisur në vitin 2016, pas akuzave publike të bëra nga opozita për vjedhjen e votave gjatë përsëritjes së procesit zgjedhor në Dibër.

Prokuroria e Dibrës

Duke iu referuar komunikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton se Prokuroria e Dibrës e ka bazuar refuzimin e dosjes në katër argumente.

Së pari, veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda. Së dyti, prokurori duhet t’i ishte drejtuar Gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik.

Së treti, prokurorët e Prokurorisë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit, nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë dhe së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshëm për të përballuar këtë çështje. Hetimet për dosjen “184” kanë nisur në vitin 2016, pas akuzave publike të bëra nga opozita për vjedhjen e votave gjatë përsëritjes së procesit zgjedhor në Dibër.

Kujtojmë se pas një skandali seksual dha dorëheqjen drejtuesi i bashkisë në atë kohë, Shukri Xhelili. Prokuroria vuri nën përgjim një sërë numrash në atë kohë, ndërsa hetimet u zgjatën në kohë për një periudhë prej 3 vitesh, ku nga rezultati duket se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka kryer asnjë veprim tjetër hetimor, përveç përgjimeve.

Përgjimet e “BILD”, nga Kryeministri te drejtori i Zyrës Arsimore

Në qershor të këtij viti, media gjermane “Bild” publikoi 16 audio-përgjime, pjesë të dosjes “184”. Në këto përgjime dolën në një rast, Kryeministri Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish-deputeti Pjerin Ndreu, ish-deputeti Artan Gaçi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, shefi i komisariatit numër pesë në Kamzë, Sali Skura si dhe drejtori i Zyrës Arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi.

Përgjimet shkaktuan “tërmet” në politikën shqiptare, si dhe u komentuan gjatë në opinionin publik edhe për mosveprimin e Prokurorisë ndaj zyrtarëve të dalë në këto përgjime. Në përgjimin e parë, del Kryeministri Rama duke folur me Arben Keshin. Në bisedë me të, Rama e pyet se si duket situata dhe nëse rezultatet janë te pritshmëritë. Në përgjimin numër 2, shfaqet Arben Keshi duke folur me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçin.

Në përgjimin numër tre, është sërish Arben Keshi i cili flet me një person të paidentifikuar, ku së bashku dëgjohen të bëjnë pazar për blerjen e votave. Në përgjimin numër katër, është Arben Keshi duke folur me një mësues, i cili i thotë se ka një person që ka katër vota, por që kërkon 20.000 lekë pasi do të fejohej. Në përgjimin e pestë zbardhet dialogu mes Arben Keshit, drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe dy personave të tjerë, ku njëri prej tyre ankohet se nuk i ka marrë paratë për votat.

Në audio-përgjimin numër 6, Arben Keshi flet me një person të paidentifikuar, i cili i flet për një person duke i thënë se “nuk e ka pranuar ofertën”. Në përgjimin e 7-të del biseda e Arben Keshit me drejtorin rajonal në Dibër, i cili i kërkon që të telefonojë të gjithë drejtorët e shkollave dhe t’u kujtojë të votojnë për PSsë, pasi në të kundërt do të pushohen të gjithë nga puna./Panorama/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...