Ngjarja me të plagosur në Fier, ish-deputeti i PD akuza Subashit: Po drejton edhe policinë….

Tuesday, 03 September 2019 11:15

Ish-deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Levan të Fierit, ku u plagosën disa persona pas një sherri.

Baçi shprehet se njëra palë e sherrit është e pambrojtur ndërsa pjesa tjetër është e pushtetit. Sipas tij edhe policia po e trajton me njëanshmëri ngjarjen.

Ai nuk i ndal edhe akuzat ndaj kreut të bashkisë pasi shprehet se Subashi tashmë po drejton edhe policinë në Fier dhe gjithçka tjetër.

“Kryetari i Bashkis z Subashi, tashmë nuk menaxhon ( nën kupton vjedh) vetëm paratë e Bashkisë por drejton edhe policinë dhe gjithçka tjetër në Fier, duke ndërhyrë për të manipuluar situatën në favor të mbështetësve të tij, që i sigurojnë vota të vjedhura.”, shprehet ai.

Ja postimi i plotë:

Ka disa dite, qe ,shume portale dhe medja po trajtojne, ne menyra te ndryshme, ngjarjen e rende te ndodhur ne Levan te Fierit, ngjarje vertet e rende, ku disa persona u perfshin, ne nje perleshje te dhunshme dhe per pasoje, pese persona mbeten te plagosur, rende, disa me mjete prerese dhe disa me arme zjarri.

Shume e rende situata, pjestar dhe banues ne te njejtin Fshat dhe motivet ?

Siç quhen rendom “banale”

Po shkaqet qe çojne, ne keto lloj situatash, qe jane bere kaq shume te shpeshta dhe jo vetem ne Fier, cilat jane ?

Mungesa e shtetit te se drejtes.

Mungesa e ligjit.

Marrja ne duart e tyre nga vet qytetaret per zgjidhjen e problemeve.
Mos besemi te organet e policise.

Varferia, papunesia, pasiguria, jane ulur kembekryq, ne gjithe territorin e vendit.
Por akoma me e rende, behet situata pas ngjarieve te tilla.

Trajtimi qe u behet nga organet ligjzbatuese eshte manipulativ, i njeanshem, aspak objektiv dhe shume i politizuar.

Ngjarja ne Levan te Fierit, eshte shume me e rende nga trajtimi qe po i ben policia, se sa nga ajo cfar ka ndodhur, pasi njera pale ndihet e diskriminuar, e pa mbrojtur, e pa perfaqsuar, e friksuar, se tashme kjo pale ka perballe, padrejtesin e shtetit, pasi jane jo pjese e pushtetit te sotem, jo mbeshtetes te tij, nuk kane miq dhe te njohur, keta jane armiqte

Pala tjeter eshte pala e pushtetit, jane ata qe edhe polici i duket nje individ qe duhet te jet ne sherbim te tij, pasi keta e kane bere polic dhe keshtu qe , patjeter mund ti marr, nga brezi pistoleten, te qelloj, me te mbi kedo qe i del perpara, ne cdo vend qe te jet, pa ju dridhur qepiku, pasi eshte partia e tij, eshte lideri i tij, qe e ka per detyre ta mbroj dhe mos te lejoj qe ti ndodhe asgje e keqe

Ne fund te fundit çfar beri, ? nje ” Armik ” me pak.

Kjo eshte fryma qe po fut rilindja, fryma e vllavrasies, fryma e te “forteve ” e atyre qe kane gjithçka ne dore dhe mund te bejne çfar te duan pa u hyre gjemb ne kembe.
Pasi jane keta, qe kane vjedhe votat, kane blere votat, kane dhunuar, qytetaret dhe me keto akte behen akoma, me te forte, dalin me te zote dhe me te besueshem neser per zgjedhjet e radhes.

Policia e Fierit eshte pozicionuar hapur me njeren pale, po ben cmos te manipuloj ngjarjen, te fsheh prova, te prish filmimet e kamareave, ta paraqes ngjarjen te njeanshme, te penalizoj njeren pale dhe te favorizoj palen tjeter.

Kryetari i Bashkis z Subashi, tashme nuk menazhon ( nen kupto vjedh, )vetem parat e Bashkise por drejton edhe policin dhe gjithçka tjeter ne Fier ,duke nderhyre per te manipuluar situaten ne favor te mbeshtetesve te tij, qe i sigurojne vota te vjedhura..
Pra kjo situat e krijuar, pas ketij konflikti eshte akoma me e rende nga ngjarja ne fjale.
Kjo situat mund te pershkallzohet dhe te perkeqsohet akoma me shume si rezultat, i ketij keq menaxhimi, te padrejte, jo ligjor dhe diskriminues per njeren pale.

Qytetaret duhet te jene te barabarte para ligjit.

Ju bej thirrje, organeve ligjzbatuese, qe trajtojne rastin ne fjale, te jene te drejte dhe te paanshem, informacionet, per ngarien, qe nga fillimi dhe deri ,ne kulmimin e saj ne spital jane te shumta dhe me deshmitar, okular.

Një ngjarje e rëndë ndodhi dita ditë më parë në Levan të Fierit. 3 persona u plagosën dhe disa u arrestuar pas një sherri banal.Sherri mes dy grupeve nisi në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...