Shembulli i Nënë Terezës na ndriçoftë për më të mirën për vendin tonë!

E Enjte, 05 September 2019 12:21

Nga Monika Kryemadhi

Pa as më të voglin dyshim, sot për të gjithë kombin tonë shqiptar kudo ndodhet i shtrirë në botën mbarë, kjo ditë duhet të jetë dhe është dita e krenarisë kombëtare, sepse sot në këtë ditë në të gjithë altaret e ndërgjegjes botërore, një bijë e jona na përfaqëson duke na bërë krenarë por dhe duke na dhënë shpresë se e nesërmja e jonë nëse vërtetë angazhohemi do të jetë më e bukur.

Na bën krenarë sepse është gjaku ynë, por dhe na jep shpresë duke na thënë se sikurse ajo ia doli në emër të Dashurisë, ashtu edhe neve mund t’ia dalim, pavarësisht vështirësive të mëdha që mund të kemi.

Nënë Tereza sot na thotë të gjithëve se pa besimin në Zot nuk mund të bëjmë asnjë hap të suksesshëm përpara. Ajo nuk ishte thjeshtë një humaniste e mbështetur në karakterin e saj të fortë, por ishte një besimtare e cila gjithë forcën e saj e merrte prej besimit që kishte në Zot.

Më vjen keq kush shoh banderola të vendosura nëpër qytet, të cilat kanë thjesht disa linea bardh e blu me një fushë të bardhë, por mungon fytyra e saj dhe simboli i besimit dhe i forcës së saj. Mbase art i bukur, por asgjë shpirtërore, ndërkohë që ajo për të cilën kemi nevojë sot është shpirti dhe forca e shpirtit që mund të na vijnë vetëm nëpërmjet besimit në Zot.

Nënë Tereza gjatë gjithë jetës së sajë e mendonte dhe e shikonte veten ‘si’ dhe ‘sa’ një laps në dorën e Zotit. Habit mbase fakti se si ka mundësi që një grua që arriti të njihej në të gjithë botën, ta vlerësonte dhe ta mendonte veten vetëm sa një dhe si një laps, dhe si e tillë të arrinte të ishte kjo që është? Sekreti, të dashur miq të mi shqiptar që e duam Shqipërinë, qëndron pikërisht në besimin në Zot. Nënë Tereza lejoi që të ishte lapsi që i nevojitej Zotit për të shkruar historinë e bukur të sajë dhe të shumë e shumë njerëzve që nëpërmjet saj do të arrinin të shihnin dhe të sodisnin e të gëzonin bukurinë e jetës.

Duke pasur parasysh atë që Nënë Tereza thoshte në rastin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqen, më 17 tetor të vitit 1979, mësimi i madh që na vjen prej kësaj Nëne të madhe është edhe urimi që do të doja t’i bëja secilit bashkëkombas timit:

Nëse duam paqe në vendin tonë, të fillojmë e të duam familjen tonë. Nga këtu fillon suksesi i paqes së vërtetë. Kjo ishte edhe kërkesa e saj e vazhdueshme për të gjitha qeveritë, që të angazhohen nëpërmjet krijimit të ligjeve të drejta që tutelojnë të drejtën e familjes.

Por si mund ta tutelojnë familjen dikush që nuk e di se çfarë është familja?

Si mund ta duaj familjen, dikush që asnjëherë nuk e ka provuar dashurinë e familjes? Nëna Tereza na mëson se vetëm duke iu rikthyer besimit në Zot, në Zotin që është zanafilla dhe dashuruesi i vërtetë i familjes, vetëm atëherë shpirti dhe vendi i ynë do të gjejë paqen e vërtetë dhe zhvillimin e shumë dëshiruar prej të gjithëve.

Urime me zemër dhe shembulli i Nënë Terezës na ndriçoftë për të bërë më të mirën për vendin tonë.

Modifikuar më E Enjte, 05 September 2019 16:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...