Manjani: Koha që të mbështetim Bashën pa kushte, pushteti i Ramës i qelbur kokë e këmbë!

Tuesday, 10 September 2019 09:56

Duke u “frymëzuar” mga zhvillimet e fundit politike dhe dis ateori “konspiracioni” që kanë shpërthyer menjëherë pas mënyrës se si u zhvillua mbledhja e komisionit hetimor për presidentin Ilr Meta, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, thotë se opozita dhe Lulzim Basha janë ata që duhen mbështetur pa kushte në këtë situatë. Sipas Manjanit pushteti i Ramës është qelbur kokë e këmbë që nga viti 1999. kur e provoi atë për herë të parë. Prandaj-thekson ai-nuk ka kohë që të mendohemi se kush do të vijë nëse ikën Rama, por thjesht ta largojmë atë dhe të provojmë rotacionin dhe Bashën në qeveri.

Postimi i plotë i Manjanit

Jashtë konspiracionit. Opozita dhe Lulzim Basha duhen mbështetur, jo se janë më të mirët, por se vendi ka nëvojë të ngutshme për rotacion. Rotacioni është mjeti i vetëm demokratik që mund të ndryshojë diçka. Të paktën duhet të provojmë. Rotacioni politik i pushtetit është përgjigja e pyetjes, “mirë ikin këta po kush do vijë?” Kjo pyetje bëhet gjithmonë kur pushtetarët qelben në karrige.

Ata që kanë radhën do vijnë. Kush të dojë le të vijë por kjo pyetje nuk mund të legjitimojë qëndrimin e të qelburve në pushtet. Unë mbetem përkrahës i filozofisë së grupit dhe jo leader të vetëm por në këto kushte, po le të vijë Basha. Ta provojmë edhe atë.

Por mbi të gjitha, të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë në pushtet që prej vitit 1999. P.S. Ky reagim mu provokua nga teori konspirative që miq të mi kanë ndarë me mua dje dhe mbrëmë deri vonë. Teori që bazoheshin tek ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Meta piu edhe një kafe me Ruçin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...