A ka patur takim Meta-Rama në Gjirin e Lalzit? Ja si përgjigjet presidenti i Republikës

E mërkurë, 11 September 2019 18:09

I pyetur nga gazetarja e Syri TV lidhur me zërat për një takim të mundshëm mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Gjirin e Lalzit, kreu i shtetit është përgjigjur duke u shprehur se,

“Ku ka më mirë se dashuria, por për ne politikanët është përgjegjshmëria. Prej një kohe të gjatë ka treguar një papërgjegjshmëri të madhe. Shqiptarët nuk e kanë merituar këtë polarizim të skajshëm. Nuk kam patur mundësi të takohem. Vazhdoj e pres. Mund ti takoj të gjithë sepse kjo është puna ime si presidenti i Republikës”, deklaroi Meta.

“Informacioni ka mbërritur në datë 7, unë kam qenë këtu dhe kam ardhur në datë 8. Nuk besoj se do të zgjidhte diçka pasi të gjithë ishin në fushatë. Sikurse e thashë edhe në komision, kam bërë përpjekje të takohem me zorin Ruçin. Gjykimi i situatës ka qenë kompleks dhe çdo vendimmarrje tjetër do të ishte e padobishme”, shtoi presidenti lidhur me pyetjen e gazetares se pse nuk e ka thirru Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me informacionin për sulme ndaj Kuvendit të Shqipërisë.

Modifikuar më E mërkurë, 11 September 2019 18:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...