Denoncimi, personazhi i njohur i botës së krimit, dy kate shtesë pa leje me ‘bekimin’ e Veliajt

E mërkurë, 11 September 2019 21:00
 
Pajtim Serjani, emër i njohur në botën e krimit, po ndërton dy kate pa leje në një pallat në zemër të Tiranës.

Ky është denoncimi që publikon ish kryeministri Sali Berisha

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari, Berisha akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se po mbush xhepat me shtesa katesh të paligjshme

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për Pajtim Serjanin, i cili me ndihmën e drejtorit të Policisë Bashkiake Ermal Kapllani, po ndërton dy kate pa leje në zonën e "Komunës së Parisit".

“Lal Plehu mbush xhepat me shtesa katesh të paligjshme!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit digjital.

‘Zoti berisha! Kjo eshte shtesa pa leje ne katin e fundit te pallatit qe po ngre pajtim serjani.me lejen e shefit te policise bashkiake ermal kapllani.mund te verifikohet shume lehte ndodhet ne zonen e komunes se parisit.po ndertohen 2 kate shtese pa leje.me leje te dhene per nderrim dyersh ndertohen 2 kate pa leje ne mes te dites’

Pajtim Serjani njihet si mik i Emiliano Shullazit dhe është akuzuar për disa vepra penale, përfshirë edhe gjoba ndaj bizneseve.

Ai ka qenë shënjestra e një atentati, të ndodhur më 5 janar 2015 në Rrugën e Kavajës, ku mbeti i vrarë atentatori Artur Baze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...