Turqi, lirohen nga burgu 5 gazetarë kritikë ndaj qeverisë së Erdoganit

Saturday, 14 September 2019 12:05

Katër gazetarë dhe një karikaturist i gazetës turke opozitare Cumhuriyet u liruan dje nga burgu me vendim të gjykatës së apelit.

Të pestë kishin më shumë se pesë muaj në burg dhe nga gjykata e shkallës së parë u dënuan me 5 vjet burg për “ndihmë dhe forcim të grupeve terroriste, pa qenë anëtarë të ndonjë grupi”.

Gazetarët u akuzuan nga qeveria turke se me anë të lajmeve, opinioneve e karikaturave që botonin në gazetë kanë mbështëtur dhe ndihmuar Lëvizjen e Fetullah Gylenit, të cilën qeveria turke e njeh si organizatoren e grushtit të dështuar të shtetit në 2016-ën, Partinë opozitare të Punëtorëve të Kurdistanit dhe Frontin Ultra të Majtë Revolucionar për Lirinë e Popullit.

Të treja këto grupime qeveria e Erdoganit i ka shpallur grupime terroriste dhe çdokush që është anëtar në to apo i mbështet në mënyra të ndryshme, arrestohet dhe dënohet.

E përditshmja Cumhuriyet, e themeluar që prej vitit 1924, është ndër të pakta gazeta që kritikon qeverisjen e presidentit Erdogan.

Can Dundar, ish-kryeredaktori i gazetës u arratis në Gjermani, pasi gjykata e dënoi atë më burg në vitin 2016, për shkrimin e një artikulli ku tregonte se si Turqia ka furnizuar me armë dhe ka mbështetur grupet islamike në Siri.

Megjithëse lirimi i katër gazetarëve dhe një karikaturisti është lajm i mirë për lirinë e medias në Turqi, rreth 130 gazetarë të tjerë vazhdojnë të jenë ende të burgosur dhe qindra të tjerë shkarkohen çdo ditë nga puna në gazeta e televizone të ndryshme në rast se shkrimet e tyre kritikojnë vendimet e qeverisë së Erdoganit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...