Albin Kurti ndan postet: Unë kryeministër, Vjosa kryetare parlamenti

Saturday, 14 September 2019 12:56

Pas dështimit të një marrëveshje parazgjedhore mes LDK dhe  Vetë Vendosja, pasi nuk ranë dakord për postin e kryeministrit, Albin Kurti nga Gjermania ka ndarë edhe postet e pushtetit që do të dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Gjatë një takimi elektoral me emigrantët në Berlin, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar i bindur se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet e si rezultat i kësaj, ai do të bëhet kryeministër ndërsa për kandidatet tjetër për të njëjtin post nga LKD, Vjosa Osmanin, ka përcaktuar postin kryeparlamentares. I pyetur se a është i mundur një koalicionin me LDK-në dhe a pranon edhe ndonjë post tjetër përveç kryeministrit, Kurti, ka është shmangur përgjigjen duke këmbëngulur, se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet pa diskutim.

“Me 6 tetor ne fitojmë dhe përveç se unë bëhem kryeministër, Vjosa Osmani bëhet kryeparlamentare”, ka përsëritur ai.

 Gjithashtu kreu i VV që nuk ka qenë asnjëherë në pushtet, ka surprizuar duke thënë se si kryeministër i vendit nuk do të donte të kishte një opozitë të fortë si dikur Vetëvendosja e udhëhequr prej tij, pasi kjo nuk do të jetë e nevojshme.

 “Unë do të jem kryeministër i një qeverie të mirë, progresive, e cila do ta bëjë të panevojshme një opozitë si puna ne Vetëvendosjes në legjislaturat 4, 5 dhe 6. Po është e vërtetë se si Kryeministër i Kosovës s’do të doja ta shihja një opozitë si Vetëvendosja dikur”, deklaroi Kurti.

Gjatë turit të tij në Gjermani lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, së fundmi ka marrë përkrahje të hapur edhe nga disa deputetë të Bundestagut Gjerman. Kryetari i grupit parlamentar të Evropës Juglindore, Josip Juratoviç (SPD), dikur tejet kritik ndaj Vetëvendosjes dhe ish-liderit të saj, ka thënë për Deutsche Welle-n se Albin Kurti, “i ka idetë e duhura për ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje që sundon prej disa dekadash e ku pushteti ka mbetur në dorë të një klike të dalë prej luftës e që nuk ka qëllim tjetër veç mbajtjen e pushtetit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...