Kërpaçi: Boll me marrëveshje qorre, duhet dialog i hapur dhe transparent

Saturday, 14 September 2019 18:55

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi e ftuar në Report Tv ka folur mbi zhvillimet politike. E pyetur nëse mund të ketë sërish një marrëveshje si e 2017, ajo u shpreh se marrëveshjet e fshehta nuk i shërbejnë qytetarëve dhe problemeve të tyre. Kërpaçi u shpreh se duhet një dialog i hapur dhe transparent.

Pyetje: Për hir të së vërtetës u anashkalua pak në 2017 LSI-ja, duhet ta pranojmë në marrëveshjen që u bë, nëqoftëse ka një përsëritje të kësaj marrëveshje ju do të ishit dakord?
Kërpaçi: Tani këtu do t’ju jap mendimin tim si e re, si e re jam absolutisht kundër marrëveshjeve qorre, marrëveshjeve të cilat janë në kundërshtim dhe që nuk i shërbejnë qytetarëve shqiptarë, absolutisht nuk mund të vazhdojë vendi jonë dhe e mira e përbashkët e shoqërisë tonë me marrëveshje të cilat bëhen nga dy nga tre, çfarë rëndësie ka sesa palë janë por që nuk janë transparente për qytetarët shqiptarë. Për mua si Floid, për mua si politikane por edhe si e re drejtuese në vend është shumë e rëndësishme që dialogu, marrëveshjet të jenë të hapura të jenë transparentë t”i përfshijnë, të jenë më integritet ku të gjithë aktorët, shoqëria civile, qytetarët të jenë njohës të këtyre marrëveshjeve të këtyre dialogëve dhe të jenë pjesëmarrës dhe të japin verdiktin e tyre sepse këtu nuk bëhet fjalë për dy, tre, katër, pesë persona, këtu nuk bëhet fjalë për pesë, gjashtë apo shtatë drejtues, këtu bëhet e për interesat e tyre por këtu apo për një marrëveshje qorre, por këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, për sesi do të shkojë e ardhmja e integrimit europian të Shqipërisë dhe se çfarë do të bëhet me situatën ekonomike të familjeve shqiptare, këtë gjë duhet ta kuptojmë dhe duhet t”i japim fund marrëveshjeve qorre dhe marrëveshjeve të mbyllura dhe të hapim një fazë të re ku ka dialog, ka integritet dhe përfshihen dhe aktorë të tjerë dhe është transparentë për qytetarët shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...