PD reagon për shpëtimin e Tahirit nga burgu: Veprimet e Ramës që e ndihmuan

Premte, 20 September 2019 14:34

Partia Demokratike deklaroi sot se "vendimi që shpëtoi Saimir Tahirin nga burgu ishte një goditje e rëndë për të gjithë shqiptarët që shpresuar deri në minutën e fundit se drejtësia do të triumfonte, se politikanët e pushtetshëm, më në fund, do të ndëshkoheshin dhe se ligji do të ishte i barabartë për të gjithë."

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi theksoi se "rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një, janë pjesë e së njëjtës kupolë mafioze që e shndërroi Shqipërinë në parajsën e krimit të organizuar dhe të kultivizimit dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se drejtësia në Shqipëri është e pashpresë, përsa kohë ajo do të vazhdojë të mbahet peng nga Kryeministri, i cili qëndron në pushtet me votat e blera me bandat e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se me Edi Ramën kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës, nuk ka ndëshkim nga drejtësia, as për krimi, as për politikanët e lidhur me krimin.

Partia Demokratike i ka paraljmëruar që në fillim shqiptarët për teatrin që po luhej me ccështjen e Saimir Tahirit dhe se ai do të dilte i paprekur, pavarësisht se sicc shprehej gazeta gjermane Die Ëelt “Tahiri është një nga ato raste që prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës.”

Saimir Tahiri doli i paprekur nga drejtësia, sepse Edi Rama është peng i dosjeve të korrupsionit dhe i lidhjeve kriminale të tij dhe të familjes së tij. Saimir Tahiri posedon faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të drogës me laboratorin e kokainës në Xibrakë, prandaj “imazhi i Shqipërisë në Europë” nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën.

Sot Edi Rama po hesht dhe po shijon rezultatin e punës së tij dyvjeccare për të prishur dosjen e Saimir Tahirit, për të ndaluar arrestimin e tij me burg, për të ndaluar dënimin e tij me burg.

Në dy vjet Edi Rama ka bërë veprime konkrete në këtë drejtim.

1. Nuk lejoi prokurorinë të arrestonte që në fillim Saimir Tahirin, duke mos i hequr imunitetin në parlament dhe duke i dhënë mundësi atij të prishë provat.
2. Shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm, që kërkoi arrestimin e Tahirit dhe, nëpërmjet Arta Markut, largoi prokurorët e dosjes Tahiri.
3. Ekstradoi në mënyrë të paligjshme financierin e bandës së Habiljave, duke i mbyllur gojën për paratë që banda kishte shpërndarë tek pushteti.
4. Mbylli ccështjen e Orest Sotës, mikut të Saimir Tahirit, në makinë e të cilit u gjetën 863 mijë euro në të njëjtën kohë, kur prokuroria bëri kontroll në shtëpinë e Saimir Tahirit.
5. Ushtrojë presion mbi gjykatën për të mos dënuar dhe burgosur Saimir Tahirin, pas kërcënimit që ky i fundit i bëri me dosjet e korrupsionit dhe lidhjes me krimin.

Shqiptarët që shpresuan se do të kishte drejetësi për të paktën një peshk të madh në këto 6 vjet, e dinë se Saimir Tahiri bashkëpunoi me bandën e Habilajve dhe përfitoi nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Saimir Tahiri i vuri trafikantëve në dispozicion:
makinën dhe skafin e tij personal.
shefat e policisë në Vlorë, që janë akoma në arrati nga drejtësia.
127 punonjës policie, të listuar në raportin e shërbimin sekret.

E vërteta është se Edi Rama dhe rastet si ky i Saimir Tahirit janë pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.

Përsa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, të pushtetshmit dhe krimi do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Ka vetëm një rrugë për ta ndryshuar këtë realitet që shkel me këmbë dinjitetin e çdo shqiptari që siguron me djersë jetesën e vet dhe të familjes. Kjo rrugë është çlirimi i vendit, i politikës dhe i drejtësisë nga krimi!"

Modifikuar më Premte, 20 September 2019 14:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...