Narko vendim nga ajo që quhet drejtësi e re. Kështu e cilësoi ish-deputeti demorkat, Gent Strazimiri, vendimin e Krimeve të Rënda për të liruar nga akuza e trafikut të drogës, ish-Ministrin Tahiri dhe duke e dënuar për shpërdorim detyre. Strazimiri, tha se kjo është një tallje për gjithë ata qytetarë që janë dënuar pse nuk kanë pasur mundësi të pagujnë energjinë.
Ish-deputeti demokrat Gent Starzimiri, rrëzimin e akuzave për trafik droge dhe denimin për shëprdorim detyre të ish ministrit Tahiri, e cilëson si narko vendim. Në një intervistë për televizionin Ora, Strazimiri tha se tashmë padrejtësia është ngritur në sistem.
Strazimiri: Kjo është një tallje për çdo shqiptar për ata që kapen me një gotë alkool me sy. Për ata që janë arrestuar dhe akoma kalben burgjeve sepse nuk kanë pasur mundësi financiare të paguajnë faturat abuzive të energjisë elektrike. Për secilin prej atyre dyqanxhive të vegjël që përpiqen të rregullojnë në një farë mënyre mundësinë për të shitur pak më shumë dhe për të cuar pak më shumë bukë në shtëpi. Kjo është një padrejtësi e ngritur në sistem, kjo është nmjë padrejtësi që ka marrë vulën e narko trafikut, e narko gjykatave, e narko vendimit.
Ish ministrit Tahiri, Partia Demokratike i ka rezervuar qindra deklarata të mbushura me akuza, ndoshta më shumë se për çdo ministër në histori. Gent Strazimiri thotë se ky rast, është dëshmi e parë e dështimit të reformës në drejtësi.
Strazimiri: Është narko vendimi i parë brutal i ardhur nga kjo që këta e quajnë drejtësia e re.
Në këtë pikë ish deputeti demokrat nuk e kursen ironinë.
Strazimiri: Dje Gjykata ka marrë një vendim që t'i thotë një të dënuari për trafik droge, për organizatë krimianle të kryer përmes pushtetit në mënyrë abuzive, duke shpërdoruar detyrën në mënyrë sistemik, për një periudhë të gjatë kohe, në pjesën më të madhe të akuzave që ka pasur dhe që kanë qenë publike, i ka pranuar vetë me gojën e tij dhe në fund i ka thënë të të vijë turp që nuk skuqesh. Ditën e enjte të paraqitesh me prindin.
Për Partinë Demokratike, Saimir Tahiri mbetet një ish minsitër i lidhur me krimin, ndërsa ish-deputeti Strazimiri thotë se akuzat ndaj tij janë faktuar dhe provuar ndër vite nga raportet ndërkombëtare.