'Ndrikull inspektore Falimenti po e çon me sukses ekonominë, drejt falimentit'

Saturday, 21 September 2019 13:50

Nga Sali Berisha

Shifrat zyrtare të ndrikull Inspektore Falimenti  - e vetmja Ministre Financash në botë, që në dhunim të të gjitha ligjeve merr përsipër të bëhet inspektore tatimore -  po çon drejt falimentimit financat e vendit!

Kështu, TVSH, kolona kryesore e të ardhurave dhe treguesi themelor i rritjes është në rënie të frikshme.
Të ardhurat nga TVSH, janar – gusht, janë 27 milionë euro apo 3% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2018, dëshmi kjo e rënies së ndjeshme të rritjes ekonomike dhe falsitetit të shifrave zyrtare të kësaj rritjeje

Krahasuar me planin e këtij viti, të ardhurat nga TVSH janë 82 milionë euro apo 8,4 % më të ulëta se plani. Kurse po t’i referohemi TVSH së brendshme, kjo ulje arrin në 21,6% krahasuar me planin, por edhe 18% më e ulët se sa e vitit të kaluar.

Këto të dhëna tregojnë se po ecet drejt falimentimit të ekonomisë së narkoshtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...