Rama e merr përgjigjen edhe nga të vetët: Të bëjmë diçka, mjaft me propagandë

Diel, 22 September 2019 13:09

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, ka bërë një kërkesë publike në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku të pranishëm janë vetë kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët, të cilët janë mbledhur për të diskutuar për situatën e rëndë të krijuar nga tërmetet shkatërrues në vend.

Deputeti Stërkaj tha se të gjithë politikanët, duke filluar nga deputetët, duhet të japin një kontribut nga rroga, për të krijuar një fond special për tërmetet. Gjithashtu, deputeti tha se në këtë fond duhet të kalojën edhe një pjesë e të ardhurave nga taksat që merr shteti, ndërsa shtoi se duhet të marrë fund propaganda dhe me këtë çështje duhet të merren specialistët e fushës.

Stërkaj: Kjo kaloi, por të mendojmë për të ardhmen. Para 30 viteve ndodhi në Shkodër, e kam përjetuar unë. Kishte të plagosur, por nuk kishte krevate ku me i shtruar. Duhet të veprojë çdo qeveri. Ministrat përkatës duhet të gjejnë specialistët e duhur, nuk duhet të bëjnë një propagandë.

Çdo fëmijë sot është i plagosur psikologjikisht nga tmerri dhe paniku. Më mirë do ishte një solidaritet me specialistët e fushës, se sa me propagandën e deputetëve. Duke filluar nga deputetët të lëmë një kontribut nga rroga, por edhe nga të ardhurat e taksave që merr shteti, të ndahet një fond special.

Rama: Është e qartë që dje dhe sot e kemi shfrytëzuar maksimalisht aksesin në media, për të ndikuar në qetësimin psikologjik. Kontakti i drejtpërdrejtë është i pazëvendësueshëm, sepse afërsia dhe komunikimi janë të pazëvendësueshme. Fondi është gjithmonë në buxhet, fondi rezervë. Me këtë masë dëmesh, ne jemi krejtësisht të qetë nga pikëpamja e kapacitetit mbulues. MF që në momentin e parë i ka bërë skenarët, duke imagjinuar një skenar shumë më të keq se ky.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...