Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar të rreme, masat që qeveria ka deklaruar se ka marrë lidhur me tërmetet e ditëve të fundit. Nga denoncimi i një qytetari në Durrës, shihet se asnjë zyrtar i shtetit nuk ndodhet në detyrë për të ndihmuar dhe zgjidhur problemet e krijuara. “Emergjenca e narkoshtetit është “fake emergjencë”! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni videon e tij,” shkruan Berisha në Fb.
Jemi një grup qytetarësh, të cilët jemi dëmtuar nga pasojat e tërmetit.
Në Durrës dhe në Golem donim të paraqisnim ankesën pranë zyrave të Emergjencës apo të njësive vendore, por askush nuk hap telefonat apo të ketë persona në zyrë për të marrë shqetësimet tona edhe pse jemi paraqitur vet fizikisht.
Po u dërgojmë foto dhe video të 2 pallateve të dëmtuara në Golem.