A krijoi panik kur kryeministri nxori shkresën sekrete të Presidentit, për tërmetet?!

Hënë, 23 September 2019 13:23

Tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë fatmirësisht kaloi pa dëme në njerëz. Ekspertët thonë ajo që shpëtoi vendin nga një dëm shumë i rëndë ishte fakti se epiqendra e tërmetit kryesor ishte në detin Adriatik dhe jo në tokë. Ndërkohë këto ditë opinioni po përballet edhe me problemin e saktësisë së informacionit e keqpërdorimin e rrjeteve sociale ku përhapet edhe panik. Është e sigurt se tërmetet nuk parashikohen. Çdo sizimiolog apo inxhinier thotë në mënyrë të qartë se “nuk ka asnjë mënyrë shkencore për të përcaktuar se kur do të ndodhin apo çfarë shkalle do të jetë goditja”. Por natyrisht se ka sizmologë që nga studimet dhe praktika japin disa parashikime, ndaj se cilave duhet të jemi të kujdeshshëm.

Sot qytetarët ankohen mungesën e informimeve korrekte në situata të tilla, por po sot vlen të theksohet se kush ishin institucionet që përhapën panik dhe shkelën ligjin.

Dy muaj më parë qeveria “Rama” publikoi në media një dokument sekret të Presidentit Ilir Meta, i cili nisur nga tërmetet në Greqi u kërkonte institucioneve që merrnin masa, pasi dihet se Mesdheu e zona e Shqipërisë janë mbi “lëmshin e zjarrtë” të përplasjeve nëntokësore të pllakave. Dokumenti sekret u cilësua nga kryeministri, deputetët, ministrat si një gabim i rëndë i kreut të shtetit. Ndërkohë Presidenti nuk parashikonte, por u kujtonte institucioneve që të ishin në gatishmëri dhe të kishin varg masash nëse ndodh, siç edhe ndodhi të shtunën e ku qeveria ishte në ajër.  Për më tepër ky dokument nuk ishte për publikim, por komunikim mes Kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme etj, të cilat janë institucione që kanë detyra konkrete edhe kur, bie fjala, ka përmbytje në Kosovë, Serbi, Itali, Greqi, etje.

Edhe nëse e heqim fjalën tërmet, sa herë ka një fatkeqësi natyrore në vendet fqinj, strukturat e sigurisë e kanë detyrë të bëjnë inspektime dhe inventare te digat, të rezervat e shtetit dhe çdo objekt tjetër që i shërben popullatës. Këtë ka bërë dhe kreu i shtetit në letrën e tij, duke u kujtuar institucioneve të bëjnë detyrën e tyre, sipas ligjit. Kjo letër ishte sekret shtetëror dhe ishte kodifikuar sipas ligjeve shqiptare për komunikimin mes institucioneve.

Por çfarë ndodhi me këtë letër të kreut të shtetit. Qeveria “Rama”, duke dashur të godasë politikisht dhe publikisht Presidentin e nxori këtë dokument në mediat pranë saj. Pasoja e asaj që ndodhi më pas nuk ishte vetëm sulmi politik ndaj kreut të shtetit, por edhe paniku te qytetarët. Dokumenti zyrtar sekret u interpretua me fantazinë politike të mazhorancës dhe nga një shkresë zyrtare, u kthye në një mjet propagande duke sjellë indirekt dhe panik. Sizmologu grek Akis Tselentis në intervistën me gazetarin e Top Channel Aleksandër Marku, duke folur për debatin që shpërtheu dy muaj më parë mes Presidencës dhe Qeverisë deklaroi paralajmërimet për ngjarje të tilla nuk i thuhen të gjitha publikut. Letrën e Presidentit nuk e nxori presidenca në publik, por qeveria. Pra, nëse ka institucione që shkelën ligjin ato janë në qeveri. Kabineti “Rama” jo vetëm nxori një dokument sekret në media, por edhe përhapi panik me këtë dokument. Të dyja gabimet janë të rënda dhe tregojnë se strukturat e qeverisë janë implikuar rëndë në shkelje ligjore dhe krijimin e panikut tek popullata. Vet sizmologu grek pranoi dje në Top Channel, se u detyrua të përgënjeshtrojë në muajin korrik informacionin, pas daljes së letrës në publik.

 “E përgënjeshtrova për arsye që kuptohen. Sepse nuk dua që të thuhen tek populli i thjeshtë këto gjera. Këto bëhen të ditura vetëm tek shërbimet shtetërore”,- tha ai. Por shërbimet shtetërore në vend të merrnin masa, zgjodhën të sulmojnë Presidentin dhe të terrorizojnë qytetarët.

Të gjithë qytetarët bien dakord që Fake News, si ai që qarkulloi dje janë lajme që krijojnë panik dhe nuk duhen lejuar. Po kur paniku përhapet zyrtarisht nga qeveria me publikimin e dokumenteve sekrete, a nuk kemi të bëjmë edhe këtu me shkelje të rënda ligjore dhe që duhet hetuar nga prokuroria? /Mili Xhani/

Intervista në Top Channel: Paralajmërimi për tërmetet/ Tselentis: Jo të gjitha i thuhen publikut

Sizmologu grek Akis Tselentis në intervistën me gazetarin e Top Channel Aleksandër Marku foli edhe për paralajmërimet që i kishte transmetuar presidentit Ilir Meta më herët.

TCH -Emri juaj u implikua edhe tek deklaratat e presidentit shqiptar para disa javësh…

Akis Tselentis -Dhe u përpoqa sepse pata frikë, u përpoqa atëherë t’i ndryshoj pak të thënat, pasi këto gjëra nuk thuhen, e dini shumë mirë që nuk thuhet në publik …. Vlerësimet për tërmetet që mund të ndodhin nuk bëhen publike sepse mund të shkaktosh panik dhe të shkaktosh një dem akoma më të madh.

TCH -Ju e keni përgënjeshtruar këtë gjë apo jo?

Akis Tselentis -Po , e përgënjeshtrova për arsye që kuptohen. Sepse nuk dua që të thuhen tek populli i thjeshtë këto gjera. Këto bëhen të ditura vetëm tek shërbimet shtetërore./Koha Jonë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...