Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj komenton vendimin e grupeve parlamentare gjermane CDU/CSU dhe SPD për hapjen e negociatave për Shqipërinë me kushte.
Mehmetaj e shikon si një skaner të situatës në vend, ndërsa me keqardhje shprehet se hapja e negociatave do të shtyhet sërish.
POSTIMI I MEHMETAJT
Kur kupton se “skanerin” e situatës ku ndodhet vendi yt e bën më mirë qeveria e parlamenti gjerman, se sa qeveria shqiptare…
A do të mundet tani propaganda e Ramës të fshehë në ndonjë formë vendimmarrjen e Bundestagut? Çfarë justifikimesh do gjejë këtë herë shkaktari kryesor i kësaj gjendje?
Me gjithë keqardhjen e thellë që hapja e negociatave do të shtyhet sërish, duhet t’i falënderojmë që i shtuan kushtet. Fundja, ne kemi tre vite që i kemi hapur shampanjat e festës…