Pasditen e kësaj të marte, grupi më i madh politik në Gjermani CDU/CSU ka votuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian me 75 vota pro dhe 28 kundër. Vendimi nuk ka një datë negociatash dhe kushtet për t’u plotësuar nga 7 kanë shkuar në 9-të.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj “festës” së Kryeministrit Edi Rama i cili po i gëzohet kushtëzimit të çeljes së negociatave nga Gjermania, e cila i vendosi plot 9 kushte qeverisë shqiptare.
Vasili e cilëson si marrosje të kryeministrit Edi Rama, festën e këtij të fundit pas vendimit të CDU/CSU.
Përmes një komenti të shkurtër në rrjetin social “Facebook”, Vasili thotë se Rama falenderon për shtim të kushteve se hapje të negociatave nuk ka.
Me ironi ai thotë se ndoshta kreu i qeverisë falenderon në emër të Maqedonisë së Veriut, që i hapen negociatat në janar.
Postimi i plotë
KRYEMINISTRI U MARROS!! Kryeministri falenderon Gjermanine se u shtuan kushtet, se per hapje negociatash per Shqiperine nuk behet fjale gjekundi. Mbase i marri falenderon per Maqedonine, qe i hap negociatat ne janar.