Zgjedhjet dhe shteti: Evropa na ka zënë ngushtë

E mërkurë, 25 September 2019 09:06

Nga Ylli Manjani.

Qartësisht, nuk ka Europë pa shtet e pa zgjedhje të lira.

Duhet ta mbledhim mirë rradaken. Europa ka pranuar në gjirin e saj edhe shtete me ekonomi të dobët, por edhe shtete me konflikte minoritetesh e kufinj ndërshtetërore.

Europa është gati të afrojë më shpejt edhe vende me korrupsion të lartë e ndikim Rus. Por, në të gjitha këto vende ka shtet dhe bëhen zgjedhje të lira. Në çdo vend ku bëhen zgjedhje në darkën e zgjedhjeve del rezultati.

Europa na e ka thënë qartë këtë gjë në mënyrë të përsëritur. Në vitin 1996, na u propozua marrëveshje sui generis për negociata anëtarësimi.

Bash kur punët po shkonin mirë i këpusim zgjedhjet katastrofë të '96. Prodhuam parlamentin monist. Pra shkatërruam zgjedhjet.

Një vit më vonë, në '97 shkatërruam edhe shtetin. Sigurisht Europa na u largua politikisht, deri në 2006 kur u nënshkrua MSA (Marrëveshja për Stabilizim e Asocim). Edhe kjo pas një procedure sui generis.

Në çdo hap të procedurave të para, gjatë e pas MSA kushtet kanë qenë: zgjedhjet dhe shteti. Edhe sot po ato kushte janë. Mesa duket na kanë zënë ngushtë me këto dy gjëra...

Modifikuar më E mërkurë, 25 September 2019 11:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...