Pas qëndrimit të Gjermanisë, e cial dha një ”PO” me 9 kushte për çeljen e negociatave të Integrimit në BE, Holanda thotë ”JO” por të paktën, siç thotë edhe nënkryetari i LSI-së, nuk kanë shtim kushtesh. Vasili ka shpërndarë në facebook një video të përgatitur nga gazetari i njohur i çështjeve të BE-së, Vladimir Lame. ”S’ka nevojë as që të mblidhet fare parlamenti holandez për një vendim për negociatat me Shqipërinë, se vlen akoma qëndrimi i vitit 2018 ku Holanda shprehej negativisht për hapjen e negociatave. Maqedonisë së Veriut i hapen negociatat, megjithëse ishte vite më parë ishte shumë prapa Shqipërisë”.
Postimi i plotë
Holanda thote qarte se:
-Shqiperia s’ka permbushur asnje kusht.
-Shqiperia perkundrazi ka bere hapa pas.
– Kushtet e 2018 mbeten teresisht te parealizuara.
-S’ka nevoje as qe te mblidhet fare parlamenti holandez per nje vendim per negociatat me Shqiperine, se vlen akoma qendrimi i vitit 2018 ku Holanda shprehej negativisht hapjen e negociatave.
-Maqedonise i hapen negociatat megjithese ishte vite me pare ishte shume prapa Shqiperise.
Shiheni VIDEON dhe gezohuni qe Holanda thote Jo por nuk na shton kushte te tjera.