Zbulohet skenari, loja me kandidatët për Kryeprokuror në favor të Arta Markut

E mërkurë, 25 September 2019 15:37

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratoi 3 kandidatët zyrtarë për Prokuror të Përgjithshëm, duke përmbushur një skenar të parashikuar nga “Boldnews.al” rreth 5 muaj më parë, kur katër juristë, tre prokurorë dhe një avokat aplikuan për kreun e institucionit të Akuzës me mandat të plotë 7-vjeçar.

Në mbledhje e së mërkurës, KLP miratoi vendimin për vijimin e garës të kandidatëve Arta Marku, aktualisht Kryeprokurore e Përkohshme, Fatjona Memçaj që është prokurore në Apelin e Tiranës dhe Olsian Çela, prokuror i Krimeve të Rënda.

Në të njëjtin vendim, KLP vendosi të përjashtojë nga gara avokatin Lulzim Alushaj, i njohur vetëm si mbrojtjës ligjor i Top Channel dhe drejtorit të Përgjithshëm të tij, Ben Blushi.

“Boldnews.al” ngriti dyshimin se aplikimi i avokatit Alushaj për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, më shumë se sa një kandidim real, ishte një manovër për sigurimin e numrit të nevojshëm të kandidaturave për postin e lartë të sistemit të drejtësisë.

Lulzim Alushaj u fut në garë për Prokuror të Përgjithshëm, me një biografi profesionale, e cila edhe sot nuk është publike. Ai rezulton të mos ketë qenë asnjëherë prokuror dhe, për shkak të angazhimeve jashtë Shqipërisë, duhet të ketë pasur të cunguar informacionin mbi veprimtarinë e institucioneve shqiptare.

Kushtetuta parashikon se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti me shumicë votash, ndër tre kandidatura të renditura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Pra, ligji themeltar parashikon detyrisht që duhet të jenë 3 kandidatura.

Në momentin e hapjes së aplikimeve për Prokuror të Përgjithshëm, në Prill 2019, u duk i vështirë që të arrihej numri i kërkuar i tre kandidaturave.

Në një fushatë presioni nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e cila pritej në atë kohë të dorëzonte kandidaturën e saj, kombinuar kjo me kërcënimin nga Vetingu, një proces dukshëm nën kontrollin qeveritar, një numër i konsiderueshëm prokurorësh që plotësonin kriteret ligjore, vendosën të mos përfshiheshin në garë.

I pari që aplikoi për Prokuror të Përgjithshëm ishte prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela. Për disa ditë pas aplikimit të parë, nuk pati asnjë të interesuar tjetër, ndërkohë që pritej kandidimi zyrtar i Arta Markut.

Kjo situatë, vetëm me dy kandidatë, mund të nxiste Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të rihapur sërish garën, duke ia shtyrë Arta Markut dhe mbështetësve të saj politikë skenarin për emërimin sa më të shpejtë si Kryeprokurore me mandat të plotë.

Në këtë situatë vakumi kandidaturash, u shfaq si aplikant avokati i Top Channel, Lulzim Alushaj. Ai dorëzoi aplikimin pranë KLP-së, duke nxitur spekulimet se ishte një lobim i dyshes drejtuese të televizionit, Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi, për në postin e Kryeprokurorit.

Por ky spekulim nuk mbështetej në disa rrethana të tjera. Në atë kohë, Top Channel kishte nisur një operacion për të përmirësuar dhe ngritur imazhin e Arta Markut, të goditur rëndë nga sjella e saj tërësisht pro-qeveritare.

Për të kuruar imazhin e Kryeprokurores, proces i cili gjithësesi rezultoi dështim, në stafin e Arta Markut u bashkua edhe një bashkëpunëtorë e ngushtë e Ben Blushit, në kohën kur drejtonte partinë “Libra”.

Pra, më shumë se sa rival, u kuptua që dyshja e Top Channel, Vjollca-Blushi nxiti kandidimin e avokatit Alushaj, në mënyrë që të sigurohej numri minimal i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, tre, duke shtuar këtu edhe kandidimin e pritshëm të Arta Markut

Por, menjëherë pas aplikimit të avokatit Alushaj, me shumë mundësi është kuptuar se ai nuk plotësonte kriteret ligjore. Në një situatë të tillë, edhe pas kandidimit të Arta Markut, ajo do të kishte rival vetëm Olsian Çelën, gjë që do të bënte që gara të dështonte.

Zgjidhja u gjet menjëherë. Pak orë pas aplikimit të Lulzim Alushajt, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dorëzoi aplikimin e saj Fatjona Memçaj, prokurore në Apelin e Tiranës.

Fatjona Memçaj, një profesioniste me përvojë, gjithësesi nuk është shquar për sens protagonizmi. Për këtë arsye, edhe aplikimi për Kryeprokurore u konsiderua nga kolegë të saj si një tentativë për të plotësuar numrin minimal të kandidaturave, pas përjashtimit të pritshëm të avokatit Lulzim Alushaj.

Dhe, pasi kishin aplikuar tre kandidatë, Olsian Çela, Lulzim Alushaj dhe Fatjona Memçaj, në garë hyri “kryekandidatja” Arta Marku. Tashmë ajo dhe mbështetësit e saj politikë ishin të sigurt se gara nuk do të bllokohej për mungesë kandidaturash, pasi, të paktën dy rivalët prokurorë plotësonin kriteret e kërkuara nga ligji për të qenë pjesë e garës.

Edhe në rast se do të përjashtohej nga gara avokati Alushaj, siç ndodhi këtë të Mërkurë, Arta Marku do të ishte përballë dy kandidatëve të tjerë, Çela dhe Memçaj.

Qëllimi u arrit. U sigurua numri “magjik” 3 që kërkon Kushtetuta dhe tashmë Arta Marku do të vijojë skenarin e saj për të siguruar vendin e parë në listën që pritet të hartojë Këshilli i Lartë i Prokurorisë brenda muajit Tetor 2019.

Me sigurimin e vendit të parë në listën e KLP-së, strukturë e cila është e kontrolluar në pjesën më të madhe nga njerëz të emëruar nga Partia Socialiste dhe përkrahës të Arta Markut, ajo do të ketë më të lehtë të marrë mandatin e plotë 7-vjeçar.

Kushtetuta parashikon që Parlamenti zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm me 84 vota. Në rast se, brenda 30 ditëve, Kryeprokurori nuk arrihet të zgjidhet me shumicën e cilësuar, atëherë mandatin e merr kandidati i renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...