Kushtet shtesë nga Gjermania si një litar shtesë për të “varurin”

E mërkurë, 25 September 2019 18:57

Gjermania përcolli me anë të radios së saj shtetrore dhe që mbetet nga radiot me serioze dhe korrekte në botë, se Shqipëria ka kushte shtesë në raport me kushtet e vendosura vitin e kaluar. Nëse je korrekt me ndërgjegjen e gazetarit kushtet e vendosura nuk japin asnjë shpresë për entuaziazëm apo për festë të madhe, pasi janë kushte që duhen të paktën një apo dy vite për ti realizuar, çka e përkthyer ftohtë tregon se ka mundësi që edhe vitin tjetër Shqipëria nuk do ti marrë negociatat, ndërkohë që Maqedonia e Veriut do ti marrë pa asnjë kusht. Në janar Maqedonia fillon hapjen e kapitujve të parë të marrëveshjes me BE, kurse Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e paraqitura nga Berlini zyrtar.

Radio zyrtare shtetrore e Gjermanisë shkruante dje se “Para se të fillojë konferenca e dytë e anëtarësimit, gjegjësisht, para se të hapen dy kapitujt e parë, të negociatave, deputetët kërkojnë nga qeveria federale që të ketë konstatuar përmbushjen e këtyre kushteve nga ana e Shqipërisë:

– zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore

– fillim i procedurave penale kundër gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët në procesin e Vetting-ut janë akuzuar për sjellje të dënueshme penalisht.

– fillimi i procedurave nga prokuroria dhe eventualisht gjyqësori kundër atyre që kanë pasur lidhje me blerjen e votave si dhe ecuri serioze dhe të shpejtë të proceseve.

Reichstagsgebäude in Berlin mit den Flaggen von der EU, Armenien und Deutschland (picture-alliance/dpa/D. Kalker)
– ngritja e strukturës speciale për luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vënia në punë e saj.

– suksese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe nisjen përfundimin e proceseve të para gjyqësore kundër zyrtarëve dhe politikanëve të rangut të lartë.” Këtu hyjnë hetime pro-aktive, eventualisht ndjekje dhe dënime penale në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në dokument.

– përparime të prekshme në reformën administrative, duke përfshirë verifikimin e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, duke mbajtur parasysh edhe kritikat për parregullsi.

– një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nëse vendoset mbajta e zgjedhjeve të reja lokale, ato duhet të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.

Sipas burimeve të para nga qarqet e CDU/CSU , dokumenti u miratua me shumicë të madhe votash. Vetëm 28 deputetë kishin qenë kundër, katër abstenuan, nga 246 deputetë që ka gjithsej grupi parlamentar më i madh në Gjermani. Grupi parlamentar socialdemokrat e kishte miratuar më parë të njëjtin dokument me shumicë të madhe votash”.

Këto kushte me mënyrën se si qeveria shqiptare po vepron janë një “litar” shtesë mbi fytin e “të varurit”, pasi përveç kushteve të vitit të kaluar, ka disa pika që kryeministri Rama nuk i arrin dot në kohën e duhur, edhe sikur të dojë për ti realizuar. Por duke parë se qeveria shqiptare po vazhdon kursin e saj të korrupsionit dhe antiopozitë, ka pak shanse të realizohen. E kjo vetëm për fajin e qeverisë, e cila e ka mendjen se si të jap koncensione dhe PPP.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...