Reforma zgjedhore nuk e zgjidh krizën politike në vend. Kështu u shpreh ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se kjo krizë zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Oerd Bylykbashi: Reforma zgjedhore nuk është zgjidhja e krizës politike. Krizën politike në fund fare e zgjidhin vetëm zgjedhjet parlamentare të bëra me garanci dhe bëjnë të mundur që shqiptarët të bëjnë rrotacion politik me votë.