Ngjashmëria e Sorecas në kohërat e kontenierëve të kokainës

Saturday, 28 September 2019 14:40

Ambasadori i Bashkimit Evopian Luigi soreca e quan arritje vendosjen e 9 kushteve për qeverinë e Ramës dhe për fat të keq të shqiptarëve, bllokimin për të katërtën herë radhazi të çeljes së negociatave.

Ai foli sot për votimin e Bundestagut që negociatat për Shqipërinë të mos happen deri në plotësimin e 9 kushteve, në dukje dhe eksperiencën e Ramës të pa plotësueshme. Soreca gjeti guximin të mbështesë sërish Ramën, pas disa rasteve kur kreu I qeverisë është ndodhur në pozitë të vështirë. Kujtojmë periudhën post kanabis dhe skandaleve që dolën Brenda radhëve të qeverisë, mbështetja për të kaluar me një ligj anti kushtetues shembjen e teatrit Kombëtar, mbështetja në kohën kur Ramës i plasi skandali për vjedhjen e 40 milionë eurove me Unazën e re, apo edhe mbylljes së gojës kur Ramës po I dalin një nga një kryebashkiakët e inkriminuar.


Soreca po vazhdon rrugën e nisur nga paraardhësja e tij Rohmana Vlahutin, e cila, pavarësisht kanabizimit të vendit, I quante suksese operacionet fasadë të shkatërrimëve të ndonjë parcele kanabisi.
Ajo që vihet re në këtë qëndrim të z. Soreca është një militantizëm absurd e tij ndaj qeverisë Rama. Nuk ka asnjë logjikë në qëndrimin e tij.
Si ambasador i BE-së, z. Soreca merr informacione në lidhje me krizën e zhvillimet politike. Edhe Romana Vllahutin merrte informacione, por në Bruksel raportet u dërguan pa përmendur asnjëherë kanabizimin e vendit, kur Shqipëria ishte kthyer ën Kolumbi dhe ku krimi i organizuar kishte marrë shtetin me qira dhe komandonte edhe radarët
Sot , por edhe pak ditë më parë Soreca propozoi dialog politik mes partive. Dialog me kë rekomandoni z. Ambasador? Me qeverinë e përgjimeve të “Bild”, me rilindjen që bashkëqeverisi 6 vjet me grupin e strukturuar kriminal të Abilajve, Avdulajve e sa e sa të tjerë që morën shtetin e Edi Ramës me qira dhe praktikisht bashkë me 30 qershorin, si qershia mbi tortë, jemi 30 vjet mbrapa, në asketin politik, ekonomik, social por mbajmë vendin e parë për partneritet të sektit të Rilindjes e qeverisë së saj me krimin e organizuar.

Modifikuar më Diel, 29 September 2019 11:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...