Kume: Venecia e thotë qartë, Presidenti nuk e shkeli Kushtetutën, nuk mund të shkarkohet

Saturday, 28 September 2019 16:02

Eksperti i njohur i ligjeve dhe ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume shpjegon në mënyrë të qartë dy pikat kryesore mbi të cilat po abuzohet nga qeveria dhe PS për opinionin e Komisionit të Venecias. Në një prononcim për “Koha Jonë”, Kume thotë se Komisioni i Venecias deklaron qartë se Presidenti i vendit nuk mund të shkarkohet dhe as mund të niset proces hetimi ndaj tij për anulimin e 30 qershorit. Kume deklaron se Venecia, pas vlerësimit të akteve dhe bazës ligjore, ka arritur  në përfundimin se nuk ka arsye të mjaftueshme për të nisur procesin hetimor apo shkarkimin e kreut të shtetit.

“Opinioni i Komisionit të Venecias trajton vetëm nëse vendimmarrja e Presidentit ka qenë apo jo e mbështetur në legjislacionin shqiptar dhe nëse vendimmarrja e Kuvendit të Shqipërisë për të filluar procesin e shkarkimin e Presidentit është apo jo e justifikuar, si e tillë nga vendimmarrja e Presidentit lidhur me 30 qershorin. Këtyre dy gjerave ju është përgjigjur Komisioni i Venecias. Nga ky opinion dy gjëra dalin. E para, Presidenti ka kapërcyer çfarë parashikohet në legjislacionin shqiptar lidhur me zhdekretimin e 30 qershorin. E dyta, ky kapërcim i kërkesave kushtetuese, sipas Komisionit të Venecias, nuk përbën arsye të mjaftueshme për nisur procesin e shkarkimit dhe komisionin hetimor ndaj tij. Kjo gjë do të thotë që nuk jemi në kushtet që është shkelur Kushtetuta dhe ligjet Shqiptare”,- tha Kristaq Kume për “Koha Jonë”.

Ndërkohë veç çështjes së Presidentit, PS dhe drejtues të saj thonë se Komisioni i Venecias legjitimoi dhe votimet e 30 qershorit. Ish-kryetari i KQZ dhe eksperti i reformave elektorale në Shqipëri, sqaron se Venecias nuk mund të japë përgjigje për diçka që nuk është pyetur. Ai shton se nuk është Komisioni Venecias, por institucionet shqiptare dhe institucionet e tjera ndërkombëtare që mund të vlerësojnë ligjshmërinë e zgjedhjeve.

“Duhet të jemi të qartë kur citojmë një dokument, Komisionit të Venecias nuk ju kërkua të jepte mendim për 30 qershorin dhe legjitimitetin e tij, si proces. Nuk kishte në adresë të Komisionit pyetje për 30 qershorin. Nuk ka pse të kërkojmë apo gjejmë argumente në opinion për këtë gjë. Për mua, nuk është normale që t’i kërkohej këtij komisioni një gjë e tillë që lidhet me ligjshmërinë e zgjedhjeve, kur janë institucione të tjera që e vlerësojnë këtë proces. Venecia është një komision që trajton në aspektin ligjor një çështje, duke ju referuar legjislacionit të vendit përkatës. Legjitimit të saj çfarë ka ndodhur me zgjedhjet ata e lanë të lënë të hapur për t’u shqyrtuar nga organet kompetente shqiptare”,- deklaron Kristaq Kume./Mili Xhani/ Koha Jonë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...