Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një foto të Taulant Ballës me një ministër gjerman, e cila sipas Berishës tregon shumë.
Postimi i plotë
Nje foto qe flet sa nje vellim!
-Aman beni ç’te doni vetem mos kujtoni se jam une, Taulant Bego Toyota Yaris!
Se per 9 kushtet nuk ka rendesi, madje faleminderit, hunjve te kuq kanabist do t’iu them se ato nuk jane kushte por rekomandime!
Miq, shkoi ne Berlin gjasme per hapjen e negociatave pa kushte si Maqedonise. Por aty harroi negociatat dhe 9 kushtet dhe loboi vetem te mos i permendet emri per lidhjet me Bego Yaris.
Si deshmi publike se deputetet e Bundestagut ne diskutimet e tyre nuk permenden ate por Tahirin, zgjodhi te bej dhe shperndaje nje foto, pikerisht me deputetin Peter Bayer (CDU/CSU), i cili deklaroi ne Bundestag ne fjalen e tij per Shqiperine:
“Trafiku i droges ka perfshire instancat me te larta shtetrore.(Instancat me te larta shteterore nenkuptojne para se gjithash kreun e ekzekutivit dhe pastaj edhe ministrat e deputetet, shenim i imi)
Sigurisht qe ne mbajme shenim qe nje ish minister i brendshem i dyshuar per trafik akuzohet vetem per shperdorim detyre. Ne 12 vjet burg te kerkuar nga prokuroria ai nuk do bej asnje vit burg”.
Foto me deputetin gjerman flet me shume se nje vellim! Ajo thote: aman ju lutem beni ç’te doni, permendeni cilindo, vendosni çdo kusht qe mendoni, vetem emrin mos ma permendni dhe mos flisni per Toyota Yaris! sb