Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho deklaroi se presidenti Ilir Meta nuk ka bërë asnjë shkelje sa I takon dekretit të anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.
E ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Xhixho theksoi se do të jetë vetëm Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë nëse Presidenti e ka shkelur apo jo Kushtetutën.
Sipas Xhixhos, Komision I Venecias e thotë qartë se të gjitha veprimet e Metës nuk përbëjnë shkelje aq sa të kërkohet shkarkimi i Presidentit.
Duke theksuar edhe njëherë rolin e Metës, Xhixho tha se shqiptarët të vetmit institucioni që po i besojnë shqiptarët deri në këto momente mbetet ai i Presidencës.