Vasili: "Gjermania thotë "kushte", Soreka i përkthen "elemente", kush e ngatërroi??"

Diel, 29 September 2019 11:06

Nga Petrit Vasili

Kryesuesi i Delegacionit Europian ne Tirane Soreka dje duke folur ne media per Rezoluten e Bundestagut gjerman "cuditerisht u ngaterrua" dhe tha se kushtet e qarta gjermane sipas tij na qenkan elemente.

Kushtet gjermane jane dhe mbeten te tilla dhe kete nuk e luan topi.

Qe Shqiperia ka bere regres te rende e te rrezikshem pas vitit 2017 e kendej dhe kushtet vetem jane shtuar edhe kete nuk e luan topi.

Qe Shqiperia mbeti ne menyre te turpshme pas Maqedonise se Veriut as kete nuk e luan topi.

Qe Shqiperia eshte ne krize te rende politike,qe Shqiperia nga faktor stabiliteti ne rajon eshte shnderruar ne gjeneruese tensioni,qe Shqiperia e Edi Rames ben votime moniste ku rilindja fiton 100% jane fakte qe nuk i luan topi.

Qe disa...nderkombetare kane mbyllur syte perpara zhberjes se shtetit te se drejtes, te zgjedhjeve te lira,te lulezimit te krimit,te trafiqeve dhe te parave te pista jane fakte qe nuk i luan topi.

Te gjitha keto jane kushtet shume te drejta dhe te forta te Bundestagut ne te mire te Shqiperise qe as nuk mund te anashkalohen dhe as mund te quhen "elemente".

Eshte e qarte qe Soreka u ngaterrua qe i quajti kushtet elemente,po perse??

Ja deklarata e Sorekes qe tha:

"Ndërkohë kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, natyrisht janë elementë që janë " kushte të përgjithshme, që janë elementë që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave."

Ja dhe percaktimet ne rezoluten e Bundestagut qe flet qarte per kushte si ne mbledhjen e pare hapese ashtu edhe per shtate kushte ne Mbledhjen e Dyte qe duhet te plotesohen dhe vetem atehere negociatat hapen dhe bashke me to edhe kapitujt:

a "Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria".

b) "Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria".

Modifikuar më Diel, 29 September 2019 11:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...