Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë dhe ish-deputetët në selinë blu, ku është diskutuar për situatën politike në vend.
Basha është shprehur i bindur se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore, të cialt do të zhvillohen në një ditë.
‘Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis diskutim me qytetaret për zgjedhjet e parakohshme si zgjidhja e vetme e krizës’, ka qenë porosia e tretë që Lulzim Basha ka dhënë për anëtarët e kryesisë dhe ish-deputetët, duke u kërkuar të jenë aktivë në terren.