Narkodoganat bllokojnë pjesëmarrjen e kompanisë nga Kosova në ekspozitën në Tiranë!

Diel, 06 October 2019 08:52

Ish kryeministri Berisha ka bërë publik denoncimin e një kompanie kosovare e cila për shkak të barrierave doganore dhe procedurave burokratike që krijon qeveria Rama, e ka pasur të pamundur për të qenë pjesë e panairit ‘Expo Forum Energy’.

Lexoni denoncimin e kompanise. sb

AS REKLAMAT NUK NA LAN ME I QU NË SHQIPËRI !

Në foto shihet, Stenda jone e zbrazet ne Tirane per shkak te barrierave doganore dhe procedurave byrokratike të Shqiperisë !

Dje dhe sot (4-5 Tetor) është mbajtur panairi "Expo & Forum ENERGY" në Tiranë i organizuar nga Expocity Sh.p.k Albania.

Kompania jonë ELEKTROSTUBLLA edhe pse kishte paguar hapsiren e stendes në vlerë prej 1200 €, dhe kishte bërë rezervimin e hotelit në Tiranë për dergimin e stafit për të qëndruar në këtë panair, ne nuk e shfrytezuam këtë panair !

Për shkak të barrierave dhe procedurave byrokratike të Doganës së Shqipërisë neve është pamundësuar pjesëmarrja në këtë panair.

Ne kishim organizuar të dergonim 4 panele reklamuese në vlerë më pak se 500 € për t'i ekspozuar produktet tona në Shqipëri për vetëm 2 ditë gjat panairit, por autoritetet doganore shqiptare na detyruan të ndjekim procedurat e eksport-importit që zgjasnin 2-3 dite dhe që mund të kushtonin më shumë se sa materialet reklamuese që kishim nisur për Tiranë.

Kështu pasi shpenzuam një ditë të tërë ne pikë-kalimin kufitar në Morinë, ne u kthyem mbrampsht, dhe materialin reklamues qëndroj 1 natë në Terminalin e Morinë.

Sipas autoriteve doganore të Kosovës dhe Shqipërisë duhej ndjekur kjo rrugë per me dergu 4 reklama në vlerë më pak se 500 € : 1.Shpedicion Eksporti në një Terminal të Kosovës; 2.Shpedicion Tranziti në Terminalin Morinë + Skener; 3.Zhdoganim me shpedicion Importi në Terminalin në Tiranë; 4.Në panair; 5.Kthimi i materialevenga panairi. 6.Shpedicion eksporti në Tiranë; 7.Shpedicion Tranziti dhe skener në Morinë; 8.Zhdoganim në Kosovë.

Kush thot se marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri janë lehtësuar, gabon rëndë.

Qeverit tona janë vetëm për fotografi !

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...