Nga Tritan Shehu
Te luftosh per demokraci nuk eshte nje “shetitje” e lehte dhe e shkurter, por shume me e rende e tragjike eshte mungesa e saj, gje qe ne e kemi provuar qartesisht mbi “lekuren” tone.
Prandaj ajo lufte eshte nje “rrugetim” i detyrueshem per te gjithe ata qe aspirojne ne ate, qe besojne ne vlerat universale te saj, ne Demokracine e vertete, ate Perendimore.
Dhe ne Hong Kong-un e larget prej muajsh nuk pushojne protestat e perpjekjet popullore pikerisht per aspiraten e tyre te madhe, ate te Demokracise se vertete.
Pikerisht per kete Hong Kong-u frymezon e duhet te frymezojete te gjthe ata qe besojne e desherojne te jetojne vetem nen demokraci.
Midis tyre pa dyshim jemi edhe ne shqiptaret, qe megjithese pjese e Perendimit, keto vite po dalim nga binaret e demokracise, sic ka ndodhur edhe vite a shekuj me pare ne historine tone kur dhuneshem u degdisem ne Perandorine Otomane apo ate Komuniste.
Prandaj ajo cfare po ndodh ne Hong Kong, ajo proteste e rezistence e forte, energjike, e zgjatur ne kohe, pa nderprerje, popullore, duhet e mund te jete jo vetem nje frymezim per ne, por dhe nje model qendrese e perpjekje per cfare aspirojme me shume, per Demokracine e Perendimin.