Nga Petrit Vasili
Zgjedhjet: Faqja e bardhë e Kosovës dhe faqja e zezë e Edi Ramës!
Kosova mbajti zgjedhje të shkelqyera në çdo pikëpamje dhe doli më e rritur dhe më dinjitoze përpara gjithë botës.
Kosova brenda disa orëve mbaron numërimin e votave.
Kosova i bëri zgjedhjet edhe të parakohshme, edhe me shumë alternativa dhe e realizoi rotacionin e pushtetit ashtu siç e vendosi populli.
Kjo ishte faqja e bardhë e Kosovës.
Edi Rama edhe kur voton vetëm i duhen 27 ditë që të nxjerrë rezultatin.
Edi Rama bën votime me një parti të vetme si diktatorët më idiotë të botës.
Edi Rama për shkak të kriminalizimit dhe korruptimit pengon zgjedhjet e parakohshme dhe e shkatërron imazhin e Shqiperisë përpara gjithë botës dhe i bën shqiptarët me mijëra që të largohen.
Kjo është pra faqja e bardhë e Kosovës dhe njëherazi faqja e zezë e Edi Ramës.