Presidenti Meta pret ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri

Hënë, 07 October 2019 13:11

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në një takim Ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Znj. Dona Barakat, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

“Kënaqësi të prisja sot Ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Znj. Dona Barakat, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe historike ndërmjet dy vendeve tona, si dhe respektin për popullin vital e të talentuar libanez.

Theksova se këto marrëdhënie dhe ngjashmëritë ndërmjet vendeve e popujve tanë përbëjnë një bazë të shëndoshë për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe shkëmbimet ekonomike e tregtare“,- shkruan Meta në një postim në Facebook.

Login to post comments