Kryemadhi: Edi Rama gjithçka në jetë e ka prej Ilir Metës

Hënë, 07 October 2019 17:04

Në intervistën e saj dhënë për Abc News, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk i ka kursyer shigjetimet në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, shefi i qeverisë për gjithçka në jetë i është borxhli presidentit Ilir Meta.

Sipas jush Meta shërben më shumë për zgjidhjen e krizës në pozitat e Presidentit të Republikës?

“Meta gjithmonë ka zgjidhur kriza shumë të vështira si President, si deputet i thjeshtë edhe si Kryetar partie. Di të them që Meta  është një politikan që për hir të të gjithë historisë së tij politike dhe angazhimit të tij politik ka qenë nga politikanët që po të bëjmë një background të tij do të shohim që benefitet që i ka dhënë Shqipërisë janë shumë të mëdha pavarësisht se makineria e Edi Ramës prej 20 vjetësh, i cili e ka konkurruar gjithë jetën zotin Rama dhe pse zoti Rama çfarë ka në jetë e ka po prej Ilir Metës.

Ishte kryeministër Ilir Meta që ja imponoi Fatos Nanos si kryetar bashkie Edi Ramën.

Ishte po përsëri Ilir Meta që e shpëtoi Edi Ramën nga të gjitha sulmet që i bënte Fatos Nano dhe shumë grupe të tjera në Partinë Socialiste.

Ishte Ilir Meta që ja dha po përsëri shansin Edi Ramës për t’u bërë kryetar i Partisë Socialiste në 2005.

Ishte po përsëri Ilir Meta që ia dha shansin Edi Ramës për t’u rizgjedhur kryetar i bashkisë në 2007.

Në 2011 e provoi Edi Rama kur doli kundër Ilir Metës. I dha shansin përsëri në 2013 për tu bërë kryeministër, por pastaj Edi Rama pasi u fuqizua ekonomikisht dhe krijoi lidhjet e tij të forta me krimin e organizuar ndërkombëtar. Edhe me ta nuk ndenji dot pa u ngatërruar dhe pa u bërë pjesë e kësaj”, deklaroi Kryemadhi.

Login to post comments