Të nisësh negociatat me Shqipërinë është sikur SHBA të nisë negociatat me Kolumbinë që të bëhet shteti i 51-të

Hënë, 07 October 2019 21:52

Më 15 tetor, Komisioni Europian pritet të vendosë për fatin e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, me Shkupin që e ka marrë “Ok”-in paraprak nga Gjermania, Holanda dhe vende të tjera anëtare të unionit.

Por në një artikull të sajin, portali “New Europe”, teksa vendos theksin te Shqipëria, shkruan ndër të tjera se, “të hapësh negociatat me vendin tonë është njësoj sikur Kolumbia të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve".

Për më tepër, artikulli në fjalë e konsideron Shqipërinë "karteli europian i drogës"

“Të nisësh negociatat me Shqipërinë është njësoj si Shtetet e Bashkuara të fillojnë negociatat me Kolumbinë për tu bërë shteti i 51-të amerikan. (Puerto Riko i varfër nuk është bërë ende një shtet.)

Sigurisht, kartelet evropiane të drogës përmes ndikimit të tyre dhe 'ndikuesve' (dhe parave të tyre të pafundme) janë në gjendje të ushtrojnë presion të konsiderueshëm në qendrat e vendimmarrjes së Evropës . Sepse ne duhet të jemi realistë, Shqipëria është ndër ato vende që prodhon, por të tjerët po bëjnë marketingun në Evropë”, shkruan portali evropian, raporton Syri.net.

Më tej, media evropiane shton se, pikërisht për këtë arsye, 15 tetori po pritet me shumë vëmendje në kontinentin e vjetër.

“Prandaj, ne mezi e presim 15 tetorin, për të parë nëse shtetet anëtare do ti japin “Ok”-in Brukselit të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Tiranën në një të ardhme të afërt”, shton më tej “NewEurope”.

Sipas artikullit, zgjerimi nuk duket se është në planet e Brukselit, në një kohë kur vijon ende problemi i Brexit.

Në fund të shkrimit, media në fjalë rithekson faktin se, Franca dhe Holanda janë dy prej vendeve anëtare, skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë. /SYRI.net

https://www.neweurope.eu/article/enlargement-tales-albania-north-macedonia-and-influencers-of-a-different-kind/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...