Një tjetër sasi e madhe kokaine është kapur në portin e Pireut. Sipas medivae greke mësohet se sasia e kapur është më shumë se 700 kg kokainë, e cila ishte e fshehur në konteinerë.
E gjithë droga ishte vendosur poshtë bananeve. Pritet një konferencë nga policia greke, e cila do të zbardhë më shumë detaje rreth këtij operacioni. Do të mësohet vendi nga vinte kokaina dhe destinacioni.
Disa ditë më parë nw portin e Pireut u pikaswn 137 kilogramë kokainë e nisur nga Ekuadori dhe e cila dyshohet se kishte si destinacion Elbasanin. Droga më pas ka përfunduar në portin e Durrësit.
Policia greke ka gjetur drogën e nisur nga Ekuadori në 4 konteinerët me destinacion Shqipërinë dhe nuk ka ndërhyrë, por ka dhënë informacion tek pala shqiptare. Konteinerët kanë ardhur në Shqipëri, dhe prokuroria shqiptare, bashkë me policinë, kanë hequr drogën dhe kanë vendosur pako me oriz dhe GPS (gjurmues lokalizator).
Pas tri ditësh, në Portin e Durrësit kanë shkuar dy personat, Gentian Maldini dhe Altin Myslimhaka, të cilët po prisnin të merrnin drogën, por në vend të kokainës kanë marrë orizin. Malindi kuptoi kurthin e policisë dhe është larguar. Në dëshminë e tyre para hetuesve, Bega dhe Myslimhaka mohojnë që të kenë gisht në trafikun e drogës dhe kanë thënë se vetëm kanë marrë para për të nxjerrë kutinë nga konteineri, që sipas tyre, kishin dijeni se ishte me skrap dhe jo me drogë.