Gjermanët e CDU/CSU, skeptikë për negociatat/ Basha: Mision i vështirë

Tuesday, 17 Prill 2018 15:17

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në seancën dëgjimore me anëtarë të Komisionit për Çështjet Evropiane dhe të Politikës së Jashtme në Bundestag kishte për objektiv kryesor lobimin që Shqipëria të hapë negociatat me Bashkimin Evropian.

Megjithatë sipas kryeopozitarit Basha ky është një mision shumë i pasi CDU/CSU është një grupim shumë skeptik për zgjerimin dhe kritik për hapjen e negociatave. Qëllimi i tyre kryesor që është edhe shqetësimi i tyre madhor ka të bëjë me luftën kundër drogës, luftën kundër korrupsionit dhe reformën ne drejtësi.

“Hapja e negociatave është edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimin e vërtetë të Reformës në Drejtësi, të pakapur politikisht, por edhe për çështje të tjera siç është reforma e Administratës Publike dhe Reforma Zgjedhore. Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thosha pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin për të bindur anëtarët e këtij Komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave“ – tha ndër të tjera Basha.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 15:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...