Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar ndaj qëndrimit të Kryeministrit Edi Rama lidhur me çmimin Nobel për Peter Handke.
Rama një ditë më parë shkruante: “Kurrë nuk mendohet se do të ndjehen të vjella për shkak të një çmimi Nobel, por paturpjeta po bëhet pjesa normale e botës ku jetojmë – Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral siç është turpi i Akademisë Nobel, vuloset si një vlerë e re – JO nuk mund të bëhemi kaq i mpirë për racizmin dhe gjenocidin!”.
Ndërkohë ish-deputeti Paloka e cilëson këtë qëndrim jo thjesht hipokrizi, po poshtërsia e radhës. “Jo thjesht hipokrizi, po poshtërsia e radhës !
Rama deklarohet si i neveritur për çmimin Nobel ndaj Handke kur sapo ka shtrënguar duart me ish-ministrin dhe ish-zëdhënësin e Millosheviçit në një marrëveshje antishqiptare…!
Tipike për këtë mostër që deklaratat i bën si nacionalist dhe aktet si tradhtar!”, shkruan në rrjet Paloka.