E nxori fytyrën e vërtetë anti-integrim!

Premte, 11 October 2019 10:07

Nga Petrit Vasili.

Të largojmë me çdo mjet Edi Ramën, që s'paska kohë të presë BE-në! E kam thënë publikisht shumë herë që axhenda e zezë e Edi Ramës është kundër Evropës dhe integrimit europian.

Tanimë kjo është tepër e qartë. Edi Rama i shërben konfliktit, shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë për t’i mbyllur asaj dyert e Evropës dhe zhvillimit e demokratizimit te saj. Lexojeni deklaratën e poshtër të tij në Beograd.

Një deklaratë antishqiptare, anti-Kosovë dhe anti çdo vlere madhore, që shqiptarët an e kënd Ballkanit dhe botës, kanë ndërtuar. I çmenduri politik deklaroi në Beograd se "s’ka ndryshim axhende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh, pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioriteti i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së".

Pas kësaj deklarate, çdo veprim ndaj Edi Ramës dhe bagëtisë së tij të Rilindjes është legjitim. Ky individ i zi që bënte sikur iu shqye zemra për Evropën, e nxori fytyrën e vërtetë anti-integrim.

Bllokimi i Shqipërisë në rrugën e integrimit ka vetëm një renegat, një shkak, një pengesë dhe një fajtor: ai është Edi Rama. Shikojeni videon ku dy vjet më parë, në mes të Brukselit, ky i çmendur i bënte karshillëk Evropës me strategjinë e ligë për të na mbajtur jashtë saj.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...