Shefi i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, shprehu edhe njëherë tjetër qëndrimin e këtij institucioni përkundrejt pretendimit të mazhorancës për shkarkimin e kreut të shtetit.
“Mund t’ju them që Presidenti i Komisionit të Venecias dhe disa nga reporterët shprehën keqardhjen e madhe që opinioni që iu dërgua palëve disa ditë më parë, u bë publik. Kështu që edhe kjo mbledhje ishte shumë konfidenciale”, tha Cici ekskluzivisht për A2.
“Institucioni i Presidentit erdhi këtu për t’u treguar jo vetëm opinionit publik, por edhe anëtarëve të Komisionit të Venecias, që Presidenti i Republikës nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës së Shqipërisë”.