Mbrëmjen e sotme do të luhet në stadiumin “Sukru Saracoglu” të Stambollit sfida tepër e rëndësishme e Grupit H mes Turqisë dhe Shqipërisë, shkruan Syri.net.
Kjo është ndeshja e shtatë në grup, me Turqinë që kryeson me 15 pikë, aq sa ka edhe Franca, ndërsa kuqezinjtë kanë 9, duke koleksionuar deri tani 3 fitore dhe 3 humbje.
Ky takim do të luhet në orën 20:45 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.
Trajneri Edi Reja ka vendosur të rreshtojë në fushë Strakoshën në portë dhe para tij në mbrojtje Dermaku, Gjimshiti, Veseli dhe Ismajli.
Në mesin e fushës janë rreshtuar Lenjani, Bare dhe Gjasula, ndërsa në fazën ofensive Memushaj, Mane e Cikalleshi.