Xhixho në krah të banorëve të ‘Astirit’: Nëse ulim kokën sot, do ta ulim përjetë!! Të rezistojmë për të drejtat tona…

Saturday, 12 October 2019 21:22

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ishte pasditen e sotme në protestën e banorëve të Unazës së Re.

“Përshëndetje të gjithëve, në radhë të parë dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të veçantë për të gjithë rezistencën dhe për modelin që na keni treguar. Sepse vjen një moment që pas një krize ekonomike, një pushteti që nuk funksionon, një Parlamenti që nuk funksionon dhe një shteti në rrënim, mendon se ndenja e rezistencës qytetare vdes. Ndërkohe që kjo protestë, protesta e Unazës së Re, e cila është bërë një model frymëzimi për të gjithë Shqipërinë, na ka treguar se duhet të rezistojmë për të drejtat tona dhe të kuptojmë që fuqia jonë është shumë e madhe, ne vendosim dhe jemi sovrani për të ndërtuar shtetin shqiptar.

Me këtë ç’dua të them? Që gjithë kjo protestë, që ju protestoni çdo ditë, me shi, me breshër, me vapë, me halle në familjet tuaja, me shqetësime, dhe pavarësisht gjithçkaje çdo ditë në orën 6 e gjysëm ju jeni këtu për të mbrojtur pronën tuaj, të drejtën tuaj. Ndaj çfarë? Ndaj një projekti totalisht korruptiv, kriminal, ku Prokuroria nuk vepron që të çojë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që vjedhin pronën publike edhe taksat e shqiptarëve.

Ndërkohë çfarë ndodh në gjithë këtë puzzle? E gjithë kjo protestë dhe e gjithë frika e pushtetit të sotëm ndaj protestës dhe zërit ndryshe, bën që të mobilizojë të gjithë qeverinë që të ndërtojë një ligj kundër kësaj proteste, një ligj apostafat për të kundërshtuar dhe për t’iu mbyllur gojën, për t’iu frikësuar, për t’iu traumatizuar dhe për të thënë një mesazh shumë të thjeshtë që: Këtu është shteti jonë, është shteti i Edi Ramës, një shtet kriminal që vendos për pronën tonë,për fatin tonë, për jetën tonë dhe për çdo gjë tjetër.

Rezistenca juaj këtu, pavarësisht arrestimeve të paligjshme për të drejtën e tubimit që garantohet me Kushtetutë në konventa evropiane dhe në të gjithë ligjet ndërkombëtare. Vij këtu sot së bashku me ju dhe shikoj të gjithë Policinë e Shtetit përpara nesh. Turp! Nuk e kam me zotërinjtë dhe zonjat që kryejnë detyrën sot, por me drejtuesit e tyre, ministrat e tyre që japin urdhrin për të vendosur popullin përballë popullit. Në vend që këta policë të ishin sot duke ndjekur kriminelët, bandat, trafikantët e drogës, vijnë këtu dhe trysnojnë protestuesit që mbrojnë pronën e tyre.

Për sa kohë kemi vendosur të jetojmë në Shqipëri dhe përsa kohë kemi vendosur që të jemi në opozitë me këtë shtet kriminal, që në fakt janë shumë njerëz kundra këtij pushteti që i bëri 1001 të zeza këtij vendi, por pavarësisht se ka të gjitha pushtetet dhe mendon se mund të drejtojë çdo gjë, forca jonë qëndron te rezistenca jonë, për ne dhe për fëmijët tanë për të kuptuar që duhet të mbrojmë të drejtat tona, liritë tona me çdo kosto.

Nëse ulim kokën sot, do ta ulim përjetë dhe do të duhet të largohemi ashtu siç kanë bërë mijëra të rinj.

Mbi 2 mijë të rinj aplikojnë për azil në Francë dhe për 70 vjet i bie që të mos kemi më fare shqiptarë. Kjo është fatkeqësia më e madhe që i ka bërë kjo qeveri popullit të vet, prandaj kërkoj rezistencë, forcë dhe një atdhedashuri shumë të madhe.
Respekt për të gjithë ju! Do të na keni për çdo moment krahë jush për këtë kauzë të drejtë”, u shpreh Xhixho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...