Arben Micko, gjyqtari që burgos protestuesit anti-Rama…

Diel, 13 October 2019 14:02

Arben Micko, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, dha sot masat e sigurisë arrest me burg për 3 protestuesit e Unazës së Re, që u arrestuan nga policia dy ditët e fundit.

Çuditërisht edhe sot, fatin për të firmosur masën e sigurisë për 3 protestues anti-Rilindje e pati i njëjti gjyqtar, që sipas opozitës është nipi i Shefqet Peçit.

Por kjo nuk është e vetmja lidhje me të majtën, pasi djali i gjyqtarit Micko, ka qenë kryetar i degës së FRESSH-it Tiranë, dhe më pas nënkryetar i FREESH-it.

Ndoshta shorti përcakton që sa herë që ka masa sigurie ndaj protestuesve të jetë Arben Micko, i konsideruar si gjyqtari i partisë, i cili nuk toleron.

Asshtu si edhe herët e tjera, Micko e ka të qartë vendimin: protestuesit të qëndrojnë në burg.

Këtë ka vendosur ndaj çdo protestuesi që i është përgjigjur thirrjeve të opozitës apo qytetare për të protestuar ndaj Edi Ramës, qeverisë së tij dhe Rilindjes.

Të njëjtën gjë Micko bëri edhe sot.

Ai ka hyrë në sallën e gjyqit, ku ndodheshin të arrestuarit, prokurori, avokatët, dhe pasi ka dëgjuar palët ka lexuar atë që thotë në raste të tilla: arrest me burg.

Kështu vendosi edhe kur policia ndaloi 50 qytetarë, nga të cilët 20 i çoi në burg, 11 i la në arrest shtëpie dhe 19 të tjerë me detyrim paraqitjeje. Çuditërisht në 50 personat e kapur mes 12-13 majit, gjyqtari nuk vlerësoi askënd që mund të lihej i lirë.

Nuk mund të ndodhte, ata kishin protestuar kundër Edi Ramës.

Është i njëjti gjyqtar që ka dënuar studentët që qëlluan me vezë ndaj Edi Ramës. i njëjti ka dënuar një tjetër të ri pse hodhi vezë ndaj Erjon Veliajt.

Dhe aq stoik sa shfaqet ndaj protestuesve anti-Ramë, aq liberal duket në rastet kur përballë tij qëndrojnë Rilindas, të rinj dhe të vjetër.

Është i njëjti gjyqtar që rrëzoi kërkesën e prokurorisë për dënimin e Shpëtim Gjikës me burg, ndërsa prokuroria kishte kërkuar 4 vjet heqje lirie, për shpërdorim detyre.

Dhe çuditërisht i njëjti gjyqtar pranoi gjykimin e shkurtuar për Kostandin Xhuvanin, e akuzuar dhe dënuar për vrasjen e 4 personave. /Boldnews.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...