“Shengeni Ballkanik”, Mehmetaj: Aleancë mes liderash të rrezikshëm

Diel, 13 October 2019 14:30

Kryeministri Edi Rama në Serbi pas takimit me Presidentin Vuçiç dhe me kryeministrit e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se vendet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë pse presin BE-në, duke e sulmuar në një farë mënyre Europën për refuzimin e çeljes së negociatave. Në një intervistë për “Koha Jonë”, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, u pyet se: Si e shihni marrëveshjen e re mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, për “Schengen e Ballkanit Perëndimor” dhe sipas jush, çfarë synon praktikisht kjo marrëdhënie e re Rama-Vuçiç? Sa i takon marrëveshjen së “Schengen-In Ballkanik”, Mehmetaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i gatshëm të bëj çdokënd me faj veç vetes së tij, kur vjen puna tek dështimet që i faturohen drejtpërdrejtë qeverisë së tij. “Schengen-In Ballkanik” e shoh si një kapriço çasti që disa drejtues duan ta përdorin politikisht në këto momente kritike për anëtarësimin e rajonit në BE“, ka sqaruar më tej.

Përgjigja e plotë

E përmenda edhe më sipër, Rama është i gatshëm të bëj çdokënd me faj veç vetes së tij, kur vjen puna tek dështimet që i faturohen drejtëpërdrejtë qeverisë së tij. Pasi ezauroi fajtorët vendas dhe nuk i eci të bindë shqiptarët, i është rikthyer dëlirit të tij prej lideri ballkanik dhe filloi ti kërkojë fajtorët ndërmjet liderëve të BE. Kjo sjellje është e patolerueshme në aspektin diplomatik, por nga ana tjetër kjo sjellje reflekton edhe kaosin në të cilën ndodhet vendi. Nëse Rama mendon se “Schengen-In Ballkanik” mund ta përdorë si mjet presioni ndaj BE, le të kujtohet se ka bërë edhe më parë deklarata të ngjashme (kujtoj rastin kur i tregonte BE se kishte edhe opsione të tjera) dhe nuk kanë funksionuar.

Nëse shqetësimi i parë që ngrihet mbi “Schengen-In Ballkanik” lidhet me një sfidë të hapur që Rama mendon se po i bën Brukselit, shqetësimi i dytë dhe shumë kryesor lidhet me pozicionin e Kosovës brenda këtij projekti. A bën sens për një kryeministër shqiptar që pas një projekti si ai i procesit të Berlinit, ku nën ombrellën e BE, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë Kosovën uleshin të barabartë në tryezë dhe ndërmerrnin iniciativa të përbashkëta, ti kthehet një procesi tjetër më të ngushtë ku dukshëm Kosova nuk do të jetë pala kryesore?

Këto lloj aleancash ndërmjet liderësh të rrezikshëm që kanë mbjellë autokraci në vendet e tyre, as nuk përkrahen e as nuk pranohen nga partnerët tanë, ndaj më shumë se një projekt afatgjatë “Schengen-In Ballkanik” e shoh si një kapriço çasti që disa drejtues duan ta përdorin politikisht në këto momente kritike për anëtarësimin e rajonit në BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...