Kryemadhi: Dekreti për 13 tetorin i dha frymëmarrje Ramës, 30 qershorin ia prishi raporti i OSBE-ODHIR

Tuesday, 15 October 2019 21:52

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi zgjedhjet e 30 qershorit dhe për dekretin e Presidentit të Republikës për 13 tetorin.
Kryemadhi tha se dekreti i Presidentit megjithëse u komentua nga gazetarët si frymëmarrje për opozitën, ai i dha frymëmarrje Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Nëse zgjedhjet do mbaheshin më 13 tetor u shpreh Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim do t’i jepte mundësinë kryeministrit Edi Rama që të zhvillonte zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat morën një raport kritik nga OSBE-ODHIR.

“Njerëzit duan zgjedhje, sepse do të kenë mundësinë për t’u shprehur, pavarësisht se z. Rama nuk do ta pranojë, sepse numrat për hir të së vërtetës nuk favorizojnë atë por opozitën. Ai kishte disa herë shansin për të shpëtuar nga ky mosfavorizim i pëlqimit të elektoratit apo të votuesve. Rasti i parë ishte kur opozita dogji mandatet, sepse akuzohej qeveria për dosjen 339 dhe 184. Shkonim për zgjedhje për 45 ditë.
Z. Rama largohej nga implikimi i tij me bandat kriminale të zgjedhjeve të 2017. Vijmë në zgjedhjet e 30 qershorit kur opozita tha se nuk merrte pjesë në zgjedhje. Pati një oksigjen që gazetarët e quajtën si një oksigjen që Presidenti ia dha opozitës, por në fakt ia dha z. Rama. I vetmi njeri që përfitonte nga shtyrja e zgjedhjeve ishte ai, sepse nëse zgjedhjet do të ishin më 13 tetor, Bindja Demokratike do të kishte kryer të gjithë afatin për të marrë pjesë në procesin zgjedhor në ligjshëm. Z. Rama do të kishte të gjithë komunitetin ndërkombëtar kundër mospjesëmarrjes së opozitës në proces zgjedhor dhe këtu do të dilte që nuk ishte ai kundër dialogut, kundër zgjidhjes së një konflikti, por do të dilte opozita. Kjo argumentoi edhe njëherë që opozita me qëndrimet e saj ekstreme që ne i morëm parasysh,” është shprehur Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...