‘S'ka lekë për pensionistet për shpërblimin e fundvitit’, Vasili: Ky është një skandal

E mërkurë, 16 October 2019 08:30

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili flet për skandal teksa thotë se nuk ka lekë për shpërblimin e fundvitit.

Ai thotë se Ministrja e Financave thotë me gojën plot se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin, që u jepet pensionistëve për festat e fundvitit.

"Thotë ministrja gjithashtu: të presim e të shohim sa para do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë për pensionistët mirë dhe po nuk doli gjë prapë mirë. Qeveria e rilindjes e ç'organizuar, e dështuar dhe pa rezultate nuk planifikon dot as për dy muaj më pas se çdo të ndodhë me të ardhurat publike. Për koncesionet lekët nuk mungojnë megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionistëve s'e vë njeri ujin në zjarr. Turp. Për pensionistët që jetojnë me sakrifica të tmerrshme ekonomike nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët lekët nuk mungojnë kurrë", shkruan Vasili.

Ai thotë se Edi Rama bën dërr dërr për "bashkeqeverisjen me qytetarët" dhe nuk u jep as shpërblimin e fundvitit pensionistëve.

Sipas tij, Edi Rama flet edhe për "Shqipërinë solidare" dhe për vete nuk është solidar as me shtresën më të vuajtur që janë pensionistët.

Vasili akuzon Kryeministrin se përgjysmoi tatimin mbi dividentin dhe u bëri dhuratë oligarkëve miliarda lekë, por për pensionistet nuk ka lekë.

"Ndaj përbuzeni këtë hipokrit dhe mashtrues, që i urren dhe i fyen të gjithë shqiptaret dhe dashuron vetëm një gjë: karrigen e tij", thotë në mbyllje Vasili.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...