Pa anestezine e pa sektoret e saj nuk do te kishte jo vetem kirurgji, por as dhe mjekesi bashkekohore.
16 tetori eshte dita boterore e anestezise, ajo dite kur me 1846 me aplikimin e saj nga Morton, mjekesia beri kapercimin e madh drejt modernizimit teknik e te vlerave sociale ne menyre te pa ndalur.
Anestezia dhe terapine intesive si pjese e saj u perball me sfida gjigande per te shpetuar dhe ate pacient, qe pak kohe me pare ishte i humbur, apo per te bere te mundur edhe ate procedure qe me pare ishte e pa mundur.
Keshtu ajo u be shpesh “motorr” per zhvillimet e medha ne sektoret e tjere si laboratore, farmakologji, imazheri, teknologji ne terresi, organizim shendetesor, te urgjencave ne vecanti, etj.
Me tej me terapine e dhimbjes anestezia beri te mundur lindjen e nje dege tjeter te mjekesise, sa mjekesore aq dhe sociale kjo, ne lufte me dhimbjen kronike, me qellimin e madh te permiresimit te cilesise se jetes si nje detyrim i madh per respektin njerrezor te cdo individi per sa jeton, duke u bere themeli i mjekesise paliative.
Dhe kjo liste do te zgjatej shume nqs do ta vazhdoja…
Urimet me te mira te gjithe kolegeve anesteziste-reanimatore ne kete date te shenuar per te gjithe njerezimin.