Sot, masa e sigurisë për protestuesit e “Unazës”/ Paloka: Ky shtet ka marrë fund!

E mërkurë, 16 October 2019 11:10

Ka nisur seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj ish-deputetit demokrat Klevis Balliu dhe personave të tjerë, të arrestuar pas protestë te “Unaza e Re” tre ditë më parë. Dhjetë arrestime dhe 5 procedime kreu policia mbrëmjen e së dielës, Akuzat që rëndojnë ndaj të ndaluarve janë: “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë  publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Anëtarë të opozitës dhe banorë të “Unazës” janë vendosur në ambientin para Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i cilësoi arrestimet politike. Ai tha se në burg duhet të ishin zyrtarët që kanë shkelur ligjin dhe jo qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

 “Afera e Unazës është diskretituar dhe ka shkuar në Amerikë. Kjo qeveri vazhdon luftën ndaj qytetarëve. Në vend që në burg të ishte Tahiri, Gjikuri, në burg futen qytetarët e thjeshtë. Ky shtet ka marrë fund për gjithçka dhe thotë Rama na kanë inat dhe s’na hap negociatat BE”, tha Paloka në një prononcim për gazetarët.

“Shpresoj që gjyqtarët të kenë integritet dhe të japin drejtësi dhe nëse japin drejtësi qytetarët duhet të jenë jo pas hekurave, por në shtëpitë e tyre”, u shpreh numri 2 i Partisë Demokratike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...