Negociatat/ Gjosha: Qeveria në delir, injoroi kushtet. Maqedonia më e favorizuar

E mërkurë, 16 October 2019 16:51

E ftuar në Syri TV, ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka komentuar përfundimin e djeshëm të mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE, e mbajtur dje në Luksemburg.

Sipas Gjoshës, vendimi final do ti lihet kryeministrave, nivelit më të lartë të qeverive të vendeve anëtare.

 

“Vendimarrja do ti lihet në dorë kryeministrave, nivelit më të lartë. Nuk e dimë në do të kemi një vendim ose jo, siç ka qenë ai i vitit 2016, çka do ta dëmtonte Shqipërinë.

 

Vendet të paktën ti afroheshin kushteve të Bundestagut gjerman. Ka disa detyra që do ti lihen Shqipërisë për tu përmbushur. Maqedonia e Veriut është disi më e favorizuar, ndërsa për Shqipërinë ka shumë vende. Kjo mbetet për tu parë”, u shpreh Gjosha.

“Është hera e parë që shohim Finlandën që drejtohet më shumë drejt kushteve, se sa favorizimit. Këtë rrallë u shtua edhe Finlanda, çka do të thotë që Shqipëria ka kushte thelbësore për të pëmbushur. Kushte që lidhen ngushtë me ato që ka miratuar vetë Bundestagu gjerman", shtoi ish ministrja.

Sipas ish deputetes së LSI, qeveria e Tiranës është në delir duke injoruar kushtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...