VIDEO/ U nxorri gishtin e mesit shqiptarëve, Borchardt nën hetim nga Vjena

E mërkurë, 16 October 2019 18:13

Pas gjestit të ulët të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë provokoi banorët e “Unazës së Re” që protestonin para drejtorisë së policisë, selia e OSBE-së në Vjenë ka nisur verfikimet për përfshirjen e përfaqësuesit të saj në këtë incident.

Fakti është konfirmuar për SYRI TV nga vetë selia e OSBE-së në Vjenë e cila u kontaktua nga redaksia jonë nëse ishte njohur me ngjarjen.

“Po ne jemi të njohur me incidentin. Faleminderit për mesazhin tuaj dhe për shprehjen e shqetësimit. OSBE ka standardet më të larta të sjelljes dhe pritet që edhe të gjithë zyrtarët e saj tu qëndrojnë atyre. Këto standarde të sjelljes, zbatohen edhe përmes proceseve të forta e të brendshme të cilat ndërmerren sapo informacioni del në dritë në lidhje cfarëdo prishje të supozuar të standardeve të sjelljes. Gjithësesi, këto procese janë çështje të menaxhimit të brendshëm, të adresuara në mënyë të drejtë, transparente dhe pas një paragjykim për askënd. Prandaj ju do të na mirëkuptoni që ne nuk mund të komentojnë publikisht për asnjë proces që mund të nisë”, thuhet në përgjigjen zyrtare për Syri TV.

auto_a61571241472.jpg

Në përgjigjen zyrtare të OSBE-së në Vjenë, qartazi sjellja e ambasadorit Berndt Borchardt është konsideruar si një incident dhe pavarësisht se nuk mund të jepen detaje, e-maili zyrtar flet për rregulla të forta të sjelljes së zyrtarëve të saj rigorozitetin e këtij organizmi të rëndësishëm ndërkombëtar në raport me shfaqje të tilla.

Vetë ambasadori Borchardt, një ditë pas publikimit të pamjeve ekskluzive të SYRI TV, reagoi përmes një statusi në rrjetin social Twitter duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij.

Ndërkohë prej disa ditësh presioni i opinionit publik në lidhje me incidentin ku u përfshi ambasadori i OSBE-së është gjithënjë e në rritje ku po kërkohet me ngulm largimi i tij nga Shqipëria.

Në 13 tetor, gjatë mbrëmjes kur një grup banorësh të Unazës së Re po protestonin para drejtorisë së policisë së Tiranës, patën një replikë në distancë me ambasadorin e OSBE-së Bernd Bochardt dhe shoqëruesn e tij ndërsa lëshuan drejt tyre thirrjet “Rama ik” dhe “Shame on you”.

Në këtë moment, kamera e SYRI TV ka fiksuar momentin kur ambasadori i OSBE-së i drejtohet protestuesve duke i nxjerrë dy herë gishtin e tij të mesit i cili njihet botërisht si një gjest ofendues.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...